
autor: Zhaklina Haxhi-Zafirova Mure të zhveshura të përhime dhe bar të rritur. Ky është imazhi të cilin u mësuan të shikonin qytetarët e lagjes së Shkupit Çento derisa po kalonin pranë shkollës fillore “Kërste Misirkov”, ku dhjetë vjet më parë duhej të ndërtohej salla e re sportive. Por, në vend me objektin e ri të ndërtuar, të cilin e paralajmëronin të gjitha pushtetet e deritanishme, nxënësit dhe fëmijët e kësaj lagjeje ishin të kënaqur me oborrin e shkollës dhe fushat e vjetra dhe të improvizuara lokale në rrethinë, ku luajnë basketboll apo futboll për t’u argëtuar. Përafërsisht aq e vjetër sa objekti i filluar në Çento është edhe salla sportive në lagjen Autokomandë, që gjendet në afërsi të konviktit “Stiv Naumov”, ndërtimi i së cilës është paralajmëruar një kohë të gjatë, ku edhe krahas paralajmërimeve të kompetentëve ende asgjë...