Pronarët e 408 kompanive “fshihen” në 28 shtete offshore (Pjesa e parë)

Autor: Vllatko STOJANOVSKI Mbi 400 kompani të regjistruara në vendin tonë janë plotësisht ose pjesërisht në pronësi të kompanive të tjera, selia e të cilave gjendet në shtete të huaja që konsiderohen si juridiksione specifike, ose të ashtuquajturat zona offshore. Në kuadër të hulumtimit që e realizuam, zbuluam 408 persona juridikë në regjistrin tregtar të Maqedonisë, pronarët e të cilëve në fakt nuk janë persona fizikë, por kompani të tjera të vendosura në gjithsej 28 shtete të huaja që konsiderohen si zona offshore. Sipas të dhënave që kemi siguruar, shumica e këtyre kompanive në vendin tonë kanë pronarë nga shtetet evropiane të cilat ofrojnë beneficione të ndryshme financiare, por në të njëjtën kohë konsiderohen si sisteme kryesisht të qëndrueshme dhe të besueshme financiare. Njëkohësisht, midis tyre hasen pothuajse të gjitha oazat fiskale në Amerikën Qendrore dhe Atlantikun, të cilat...

Rruga e pabesueshme e mikut të Samsonenkos dhe Kamçevit në biznesin zgjedhor me bilborde

Autore: Sashka Cvetkovska Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbaruan, por një rikujtim për ditët e ashpra të fushatës mund të shihet ende në numrin e madh të bilbordeve që nuk kanë gjetur ende qiramarrës të rinj. Për shpenzimet e partive për fushatat mediatike dhe propagandë, flitet shumë. Veçanërisht tërheqëse për publikun janë milionat e shtetit që do të shkojnë në kontot e mediave, të ndjekura nga akuzat për favorizimin e mediave të majta ose të djathta, të vetat ose të huajat. Sidoqoftë, mesazhet selektive të komunikimit, të paguara me paratë e shtetit përfunduan dhe një pjesë e mirë e tyre mbetën të plombuara në shumicën e 531 bilbordeve për të cilat shteti pagoi pothuajse 600 mijë euro për gjashtë parti politike. Biznesi me bilborde ka qenë gjithmonë tërheqës. Aq më shumë që në dekadën e fundit disa kompani kanë bënin,...

Pronat e liderëve partiakë: Zaev më i pasur, Mickoski i dyti, Sela dhe Ahmeti “më të lehtë”

Lideri i partisë LSDM, Zaev ka deklaruar pronë në vlerë prej 729.231 eurosh, por në emër të tij ka vetëm një kërkesë në bazë të huasë së dhënë prej afër 70 mijë eurosh. Menjëherë pas tij është lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me pronë që ka vlerë prej rreth 553 mijë eurosh. Zijadin Sela (Koalicioni ASH dhe Alternativa) ka pronë në vlerë prej 192 mijë eurosh dhe Ali Ahmeti (BDI) ka pronë në vlerë prej 134 mijë eurosh, ndërsa këta të dy hyjnë në garë si bartës të listave zgjedhore në njësinë zgjedhore me numër gjashtë.  Shkruan: Ekipi i SCOOP             Modest, me një buzëqeshje në fytyrë dhe shpesh me dorën në gjoks kur flet si një gjest sinqeriteti. Kështu e njohu opinioni Zoran Zaevin nga Strumica, i cili edhe para se të ulej në karrigen presidenciale...

MEJDAN ZGJEDHOR NË NJËSINË E GJASHTË ZGJEDHORE: ÇFARË PRONE POSEDOJNË AHMETI, SELA, KASAMI DHE STOJANOSKA?

Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Njësia zgjedhore e cila përfshin komunat e Maqedonisë veriperëndimore është me numrin gjashtë dhe në këto zgjedhje të parakohshme në këtë njësi nga radhët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët do të garojnë liderët e tyre, përkatësisht Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela. Njësia zgjedhore 6 përfshin territorin e 11 komunave: Tetova, Gostivari, Tearca, Bërvenica, Bogovina, Vrapçishti, Zhelina, Jegunoci dhe Kërçova (një pjesë).     AHMETI KA DEKLARUAR PRONË NË VLERË PREJ 134, NDËRSA SELA – 192 MIJË EUROSH Kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti do të jetë bartës liste në njësinë e gjashtë zgjedhore. Me ardhjen në funksionin e deputetit, Ahmeti në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë prej 30.000 dollarësh amerikanë, një shtëpi në Kërçovë me vlerë prej 100.000 dollarësh amerikanë dhe një llogari transaksioni me 12.333...

BARTËSIT E NJËSISË SË DYTË ZGJEDHORE: GARA “E NXEHTË” E EMRAVE KRYESORË PARTIAKË

Në kuadër të projektit PEP, SCOOP-i vazhdon t’i publikojë profilet e bartësve të listave zgjedhore, me fokus të gjendjes së tyre pronësore.   Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq   Liderët e partive parlamentare as në takimin e tyre të dytë nuk arritën të bien dakord për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Qershori, korriku ose gushti – janë muajt në të cilët LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kërkojnë ditën kur qytetarët do ta thonë qëndrimin e tyre, përkundër pamundësisë që të parashihet nëse deri atëherë do të zhdukë rreziku i virusit KOVID-19. “E nxehtë” pritet të jetë edhe në njësinë zgjedhore 2, ku si bartës të listave të kandidatëve janë Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska nga LSDM-ja, Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE-ja, Arbër Ademi nga BDI-ja dhe Afrim Gashi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Kjo njësi zgjedhore përfshin territorin...

GAZETARËT ALARMOJNË – GAZETARIA VAZHDON EDHE ME TUTJE TË DEVALVOJË

Autore: Mirjana Vasileva Gazetari Hristo Ivanovski është i mendimit se, edhe përkundër tendencave moderne, tek ne ende ka media që janë të afërta me qeverinë dhe opozitën. “Për sa kohë që mediat ndikohen nga qendra të ndryshme të pushtetit, nuk do të ketë gazetari profesionale. Vazhdimisht në media vihen në shënjestër gazetarët që të shkruajnë një tekst të porositur ose thjesht ta lexojnë atë, edhe pse ata vetë për momentin shpesh nuk e dinë se cila është prapavija”, thotë Ivanovski. Kohët e fundit, shton ai “jemi dëshmitarë se ka përmirësime në gazetari, por nevojitet përgjegjësi më e madhe. “Në disa redaksi, ka presion të vazhdueshëm dhe shpesh nëse një gazetar refuzon të shkruajë me anshmëri për një temë të caktuar, ai përballet me gjobë nga paga ose me kërcënime për pushim nga puna nëse nuk bën ashtu siç i...

Shkruaj një koment

Koment(e)