
Daniella Tërpçevska, gazetar redaktor Angella Rajçevska, gazetar reporter Politikanët, personat publikë, biznesmenët, madje edhe një pjesë e gazetarëve në Maqedoni jo vetëm që ndiejnë një dhimbje më të madhe shpirtërore sesa qytetarët e thjeshtë, por edhe lehtë vendosin të ngrenë padi. Gjykatat, në anën tjetër duket se ua lehtësojnë atyre praktikën e këtillë të frikësimit, duke pranuar edhe paditë në të cilat, sipas përvojës së Strasburgut, nuk ka bazë për shpifje dhe fyerje. “Marroq, idiot, teveqel!” Në qoftë se këto fjalë i përdorni ndonjëherë në një tekst, kolumnë ose koment të tekstit në ndonjë nga mediat në vend, lehtë mund të ndodhë që të përfundoni në gjykatë për shpifje dhe fyerje. Derisa për Gjykatën e Strasburgut këto terma janë të pranueshme nëse nuk bëhet fjalë për një sulm personal ndaj një personi publik, në vendin tonë ato mund...