(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)
QGH SCOOP-Maqedonia me kohë ka dërguar kërkesa për deklarata deri të të gjithë aktorë të përfshirë në deklaratat e bashkëbiseduesve tanë, por deri në përfundimin e këtij filmi dokumentar askush nuk iu përgjigj këtyre kërkesave.
DOKUMENTACIONI
Kërkesa për deklaratë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (Ilço Georgievski)
Kërkesa për deklaratë nga Qeveria e RM-së
Kërkesa për deklaratë nga VMRO – DPMNE-ja
Kërkesa për deklaratë nga Andrej Prasinov
Gjendja aktuale (gjendja e vjetër) e ZRD MK Inzhenering
Gjendja aktuale e ZRD MK Inzhenering
Gjendja aktuale e KF Nju Stars
Gjendja aktuale e Golden Nju Stars
Gjendja aktuale e IDEA Tek Dizajn
Deklarata e Dragan Mitkovskit, kryetari i Lidhjes Komunale të Shkupit
Më 29 korrik 2012, Federata e Futbollit fitoi kryetarin e ri në emër të Ilço Gjorgjioskit. Një ish-futbollist dhe ish-selektor. Dhe deri këtu është një biografi e mirë dhe një fillim i mirë.
Por, për fat të keq, me ardhjen e tij fillon edhe periudha e rënies më të madhe të futbollit në vend.
Maqedonia ka rënë për 36 vende për 4 vjet. Në korrik të vitit 2012, kur Gjorgjioski vjen si kryetar i FFM-së, vendi ka qenë në vendin 103. Vetëm katër vjet më vonë bie në vendin 139.
Gjoko Haxhievski, ish-selektor i reprezentacionit të Maqedonisë, thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto rezultate.
“Pesha e tyre është funksioni të cilin e kanë si kryetar apo selektor i reprezentacionit, megjithatë rezultatet janë të dëshpërueshme. Çfarë do të ishte në qoftë se unë si trajner humb 10 ndeshje me radhë, a do të thotë se duhet të rri ende në atë pozicion?#
REZULTATE TË DOBËTA, POR ME PLANE STRATEGJIKE
Por, Ilço Gjorgjioski as që mendon të japë dorëheqje. Pavarësisht rënies për pothuajse 40 vende, ai propozon plane strategjike për 5 dhe 10 vitet e ardhshme për futbollin e Maqedonisë.
“Ky është absurd. Shansin për të marrë 10 vite e kërkon një person ose ekip që në 4 vitet e mëparshme kanë bërë situata të tilla katastrofale. Ajo është aq e palogjikshme. Në fakt e palogjikshme është një fjalë e butë, pak më ashpër, ajo është jashtë mendjes”, thotë Dragan Tomovski, ish-drejtor i KF Cementarnica.
Por, rënia në listat e renditjes nuk është problemi i vetëm me të cilin ballafaqohet Federata e Futbollit. Ka vërejtje edhe për përzgjedhjen e Gjorgjioskit.
Ljubomir Gjurçevski, ish delegat i Kuvendit të FFM-së, dyshon se është bërë falsifikat gjate zgjedhjeve.
“Ka dyshime se është bërë një falsifikim, kurse falsifikimi është një vepër penale, falsifikim dokumenti. Nuk mund që dikush të realizojë ndonjë të drejtë me falsifikim të dokumenteve. Këtu ishte krimi dhe ne i thoshim vërejtjet tona për këtë. Baza më e madhe se ai është një krim ishte që deklarata e nënshkruar nga zotëri Dragi Mitkovski, në të cilën është vula e një noteri, nuk lexohet se prej cilit noter është vula”.
Kohët e fundit, 26 prej 86 delegatëve të pranishëm në Kuvendin e përzgjedhjes së Gjorgjioskit për kryetar, para organeve të futbollit të FIFA-s dhe UEFA-s kanë parashtruar deklarata noteri se ndaj tyre është ushtruar një presion politik. Ata thonë se kjo është e ndaluar në mënyrë më të rreptë me rregullat e këtyre organizatave ndërkombëtare.
“Disa anëtarë ishin thirrur edhe në kabinetin e ministrit Mile Janakieski, i cili gjoja ishte i detyruar për të ndjekur përzgjedhjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit. Këtë e dinë 6 deri 7 anëtarë, të cilët ishin të pranishëm aty, kur ndodhi një zënkë verbale midis meje dhe ministrit Mile Janakieski në kabinetin e tij. + “Ka dyshime, gjegjësisht ka të dhëna dhe unë i kam në dispozicion ato se ndaj kryetarit Hari, ndaj delegatëve të caktuar të kuvendit drejtpërdrejt ushtrohen presione nga ana e Kirill Bozhinovskit, Martin Protugjerit, Lupço Todorovskit, Goran Trajkovskit, i cili ishte drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike“, thotë Gjurçevski.
FUTBOLLI – VIKTIMË E POLITIKËS
Njohësit e rrethanave thonë që ka indikacione për lidhshmëri të ish-kryeministrit e lider të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe Ilço Gjorgjioskit. Ata të dy kanë lindur në vitin 1971 dhe janë rritur së bashku në rrugën “Socijalistiçka zora”, tani e riemëruar në “Hristo Batançiev” në lagjen Gorçe Petrov.
Lidhshmëria e Gruevskit me këtë rrugë shihet nga shkrimi i gazetës së përditshme “Vecer” nga janari i këtij viti. Aty është shkruar se në ditën e tretë të vitit të ri, Gruevski e ka mbajtur takimin e fundit nga takimet tradicionale me shokët e mëhallës së tij. Me vite të tëra, ish-kryeministri ka qenë pjesë e tubimeve për të festuar fillimin e Vitit të Ri.
Për presionet politike ndaj udhëheqësve të futbollit të Maqedonisë u mësua edhe nga “bombat” që i publikoi opozita.
Emrat e njohur të futbollit të Maqedonisë thonë se është problematik edhe licencimi i trajnerëve që janë vendosur nga Federata.
Ish-selektori Nikolla Ilievski-Xhixhi thotë se emrat e njohur të futbollit margjinalizohen, ndërkohë që favorizohen trajnerë gati të panjohur.
“Ju lutem nga liga e pestë arrin të fitojë prolicencë. Nuk ka teori që t’i përmbushë kriteret. Do të mbeten pa angazhuan trajnerë të kalibrit të Haxhievskit, të kalibrit të Babunskit, të kalibrit të Kanatlarovskit ose të kalibrit të më të rinjve, Zaharievski, Serafimovski, Toni Micevski, Mitko Stojkovski dhe t’i mos i përmend disa të tjerë të cilët mund të kontribuojnë për zhvillimin e futbollit. Tek ne punon dikush nga Shisheva, më falni që e përmend Shishevën ose Ilindenin”.
Politika dhe aktivitetet ilegale, sipas njohësit të rrethanave të futbollit, janë thellësisht të infiltruara në FFM-në. Ata thonë se përveç përzgjedhjes diskutabile, me emrin e Gjorgjioskit lidhen edhe dyshime të tjera për parregullsi.
“Për zhveshtoret në qendrën Petar Miloshevski, menjëherë pranë selisë së Federatës së Futbollit, pra vetëm për zhveshtoret, pa llogaritur tribunat, pa llogaritur shtresën e barit, janë shpenzuar 1.8 milionë euro. Për një objekt më të vogël se 500 metra katrorë. Nëse merrni faktin që ai objekt me një kosto ndërtimi prej 500 euro për një metër katror nuk do të tejkalonte koston e 250.000 eurove. Le të jenë edhe 500.000 euro. Por, të shpenzoni 1.8 milion euro? Po të ishte ai objekt nga ari nuk do të kushtonte aq shumë”, thotë Gjurçevski.
Gjurçevski pohon se punët mbikëqyrëse rreth kësaj qendre janë kryer nga të afërmit e ngushtë të kryetarit Gjorgjioski.
“Mbikëqyrjen e këtyre punimeve ndërtimore, që kryhen nga Federata e Futbollit, sipas informatave tona, e kryen kompania e kunatit të Ilço Gjorgjioskit, Andrej Prasinov”, thekson Gjurçevski.
KUSH I NDËRTOI STADIUMET?
Dyshime të tjera për parregullsitë ka edhe në kryerjen e punëve ndërtimore në stadiumet e futbollit. Ai punën për ndërtimin e një pjese të stadiumeve në vend gjoja ia jep kompanisë ZRD MK INZHINERING nga Shkupi. Në këtë kompani Gjorgjioski paraqitet si bashkë-themelues, së bashku me 3 persona nga Turqia.
“Po del që kryetari Ilço Gjorgjievska ia jep vetvetes punët ndërtimore, ku investitori është Federata e Futbollit, të cilën e udhëheq ai. Për më tepër, për mbikëqyrje është emëruar kompania në të cilën themelues është kunati i tij Andrej Prasinov. Ky është një konflikt interesi me përmasa të papara”, thotë Ljubomir Gjurçevski, ish delegat i Kuvendit të FFM-së.
E kontestueshme për njohësit e rrethanave është edhe paga e kryetarit të FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
“Zotëri Ilço Gjorgjioski në vitin 2015, vetë e nënshkruan kontratën e tij dhe punësohet në Federatën e Futbollit me një pagë prej 250.000 denarësh. Domethënë, ato janë rreth 4.000 euro pagë mujore”, thotë Gjurçevski.
A gjendet këtu përgjigja për rënien e madhe të futbollit të Maqedonisë?
Reputacioni i futbollit të Maqedonisë ishte objekt i talljes në qarqet evropiane dhe botërore të futbollit edhe gjatë përzgjedhjes së kryetarit të fundit të FIFA-s, Xhani Infantiono. Ai tërësisht i injoroi përpjekjet e Ilço Gjorgjioskit për t’ia uruar përzgjedhjen për kryetar të FIFA-s.