Azerbajxhani burgos gazetaren cilësore hetuese

Gazetarja hulumtuese Khadija Ismayilova, që ka shkruar një numër të madh storjesh mbi korrupsionin në Azerbajxhan, të martën u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg nga autoritetet e Azerbajxhanit. Gazetarja e njohur, i cili ka punuar për Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe ishte një gazetare e shquar hetuese për OCCRP-në, u dënua me akuza për shpërdorim parash, drejtimin e biznesit të paligjshëm, evazionit fiskal dhe shpërdorim të detyrës. Ismayilova pohon se është e dënuar me burg për punën e saj hetuese dhe se akuzat e paraqitura kundër saj janë të fabrikuara, kurse ky mendim është i përkrahur nga ana e organizatave qytetare dhe organizatave për lirinë e medias. Puna e saj gazetareske për OCCRP-në, Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe organizata të tjera të lajmeve zbulonte ryshfetin dhe biznes marrëdhëniet e papërshtatshme e atyre që ishin në...

Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SCOOP Maqedoni ka marrë mirënjohje për gazetari hulumtuese

Sot Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) i ka ndarë çmimet e konkursit “Nikolla Mlladenov” për storiet më të mira hulumtuese në vitin 2014. Fituesi i çmimit të parë është Lubisha Arsiq për serialin e teksteve hulumtuese me temë “Fabrika e fshehtë për prodhimin e pasaportave”, të botuara në gazetën e përjavshme “Fokus”. Çmimin e dytë e ka fituar Sonja Kolevska-Delevska për serialin e teksteve hulumtuese me temë “Përdhunimi i të miturve në Shtëpinë edukative-përmirësuese “Tetova”, të botuara në gazetën e përditshme “Vest”. Çmimin e tretë e kanë fituar gazetarët Vllado Apostollov, Sashka Cvetkovska dhe Nella Lazareviq për storien “Fituesi i tenderit për deponinë Drisla: as përvojë, as investime”, që është pjesë e hulumtimit të përbashkët të BIRN-it dhe TV Nova-s. Komisioni ka vendosur që t’u japë dy mirënjohje për një angazhim të shquar gazetaresk Valentina Stojançevskës për storien...

Shkruaj një koment

Koment(e)