“NGA AFËR” ME STUDENTËT: KUSHTE HOROR PËR ARDHMËRINË E VENDIT

Thellë në shekullin 21, mijëra studentë të Maqedonisë ende jetojnë në kushte që mund të përshkruhen si një film horor. Në konviktet e Shkupit, që janë ndërtuar para më shumë se 30 apo 40 vjetësh, të shkatërruara dhe të lëna pas dore, jetojnë qytetarët e ardhshëm akademikë – shpresa e këtij vendi.

zidovi dom

Një prej këtyre studentëve është edhe Aleksandri. Ky nuk është emri i tij i vërtetë – i shqetësuar për pasojat që mund të vuajë ai ose familja e tij nëse flet publikisht për kushtet çnjerëzore në të cilat është i detyruar të jetojë, ai pranoi për të dalë para kamerës sonë, por pa zbuluar identitetin e tij.

 

KUSHTE JOHUMANE PËR STUDENTËT

 

“Kushtet janë në një nivel të palakmueshëm, ja një shembull i mirë – sot nuk kishte ujë të nxehtë, u lava me ujë të ftohtë. Ushqimi është po ashtu nën standardin, është shumë i keq, dhe në aspektin e higjienës mund të ankohem se kushtet janë të tmerrshme”, thotë ai.

Të ballafaquar me varfërinë dhe kostot e larta të jetesës në Shkup, për shumë studentë opsioni i vetëm që e kanë në dispozicion është që të jetojnë në një konvikt studentësh, ku paguhet rreth 50 eurosh në muaj.

ana

“Gjendja është e tmerrshme, studentët jetojnë në të vërtetë në kushte jo humane dhe të padenja, që është edhe më e rëndësishme. Mendimi im është se ajo është një porosi simbolike nga Qeveria ndaj studentëve: ja se sa kujdesemi ne për ju, ja se çfarë mendojmë ne për ju dhe ku e keni ju vendin”, thotë Ana Neshovska nga Plenumi Studentor.

 

 

“Kushtet e jetesës, së paku sipas mendimit tim, janë minimale, domethënë, e kemi vetëm atë që është e nevojshme, asgjë më shumë, madje edhe ajo gjë ndonjëherë është e kufizuar”, thotë një student nga konvikti “Stiv”.

Dhomat e ftohta në muajt e dimrit, mungesa e ujit të nxehtë, mungesa e higjienës, korridoret dhe dhomat e përmbytura kur bie shi, ushqimi i dobët dhe vështirë i arritshëm në mensat – janë vetëm një pjesë e jetës së përditshme të banorëve të konvikteve studentore.

“Kemi dyshek dhe kulm mbi kokë, por ja, për drekë, për të ngrënë, ushqimi është mjaft i reduktuar. Në mensat kanë shumë pak ushqim, nuk ka për të gjithë studentët … për shembull, ka 100 stekë pule, ndërsa këtu ka 1200 nxënës… studentë”, thotë studenti nga konvikti “Stiv”.

 

“PËR T’U LARË NGROHIM SHISHE ME UJË MBI RADIATORËT”

 

“Vitin e kaluar kam pasur përvojë në dimër në të cilin një muaj nuk kishte ujë të nxehtë në dhjetor. Ne ishim të detyruar për të ngrohur shishe me ujë mbi radiatorët për t’u larë”, thotë Aleksandri.

Jo vetëm Aleksandri, por shumë kolegë të tij ndihen të mashtruar nga politikanët. Vetëm në pesë vitet e fundit, kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrat e tij të arsimit disa herë premtonin ndërtimin e konvikteve krejtësisht të reja.

wc

“Këtu planifikojmë të ndërtojmë dy konvikte të reja studentore, gjithsesi se njëri do të jetë në një prej konvikteve më të vjetra studentore, ndërsa për tjetrin gjithsesi se do të kërkohet një lokacion të ri”, paralajmëron ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abilaqim Ademi.

Nga ana tjetër, studentët nuk u besojnë këtyre premtimeve.

“Nuk u besojnë premtimeve më, sepse që në vitin 2002 është paralajmëruar ndërtimi i një konvikti të ri studentor”, thotë Neshovska.

“Është e qartë se ato premtime për ndërtimin e një konvikti studentor, supozoj, janë vetëm një kurth për studentët, më së shpeshti në periudhën parazgjedhore”, thotë Aleksandri.

stek

Konviktet studentore janë vetëm një tregues i nivelit të standardit të studentëve, i cili në vend që të përmirësohet përkeqësohet vazhdimisht. Hulumtimi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP tregon se studentët e Maqedonisë jetojnë më keq në krahasim me kolegët e tyre nga vendet e rajonit. Shuma e bursës studentore është vetëm 14% e pagës mesatare të Maqedonisë, kurse kostot e ushqimit dhe të transportit janë shumë më të larta sesa në Serbi dhe Bullgari, për shembull. Studentët thonë se privilegjet dhe zbritjet që i marrin, si transporti falas publik vetëm në një ditë të javës, thjesht janë shumë pak.

 

STANDARDI PËRKEQËSOHET ÇDO VIT E MË TEPËR

 

“Ajo kartelë kushton 200 denarë dhe plus duhet të paguhet një taksë prej 135 denarësh për t’u marrë, kështu që për katër ditë udhëtim falas, nëse flasim kushtimisht, gjatë muajit, studenti duhet të paguajë 335 denarë. Pyetja është se sa paguhet ajo”, thekson studentja Neshkovska.

“Në vitin akademik 2008/2009 bursat u rritën për 10 për qind dhe prej atëherë, edhe pse kostot e jetesës janë rritur për 25 për qind, ne nuk kemi aspak rritje të shumës së bursave”, thotë Samoil Malçevski, ish-krytar i Organizatës Studentore në Shkup.

Në një atmosferë të frikës dhe presioneve politike, studentët më shumë se kurrë më parë kanë nevojë për organizim dhe luftë për të përmirësuar kushtet në të cilat jetojnë. Parlamenti i studentëve, udhëheqja e të cilit zgjidhet në zgjedhje pikërisht për të luftuar për interesat e studentëve, nuk e kryen funksionin e tij.

“Ajo që po ndodh tani – PSUKM-ja është shumë servile ndaj institucioneve kompetente dhe në disa vitet e fundit është shndërruar në një leckë me të cilën të gjithë fshijnë dyshemenë”, vlerëson Malçevski.

“Absolutisht do të thosha se në asnjë mandat të kryetarëve të deritanishëm të Parlamentit Studentor të UKIM-it nuk janë parë ndryshime të rëndësishme në arsimin e lartë. Unë besoj se ka disa përpjekje shumë të vogla dhe të parëndësishme të këtyre organeve, megjithatë, ndonjë ndryshim të madh, ndonjë ndihmë të vërtetë të numrit më të madh të studentëve deri tani nuk është konstatuar se PSUKM-ja ka dhënë ose ka marrë ndonjë qëndrim në drejtim të mbrojtjes së qëndrimit të numrit më të madh të studentëve të cilët janë në UKIM”, thotë Sandra Zhivkoviq.

 

SHPRESA TE PLENUMI STUDENTOR

 

Këtë mungesë të përfaqësimit të denjë të studentëve kundrejt autoriteteve, përpiqet ta plotësojë Plenumi Studentor – një nismë e cila nga viti i kaluar mobilizon mijëra studentë në luftën kundër, siç thonë, “reformave të këqija në arsim”. Aktivitetet e tyre tani janë kthyer në luftë për një jetë më të mirë të studentëve.

“Është e nevojshme të investohet kohë, energji dhe studentët të kuptojnë se mund të ndryshojnë diçka dhe se kanë fuqi për të bërë atë, vetëm duhet të ngrihen dhe të shprehin atë”, thotë Neshkovska nga Plenumi Studentor.

Në fakt, në qoftë se shikohet mbrapa nëpër vitet e dekadat, shihet se politikanët dhe përfaqësuesit zyrtarë të studentëve asnjëherë nuk janë kujdesur mjaftë për standardin e studentëve. Kur janë në pyetje autoritetet, kjo sjellje nënçmuese është e dukshme më shumë në vitet e fundit, në të cilat qeveria shpenzonte shuma të mëdha parash publike për ndërtimin e monumenteve, urave dekorative, fasadave të barokut dhe ndërtesave të reja për administratën.

Shteti çdo vit ndan rreth 10 milionë eurosh për standardin e studentëve- një shumë e cila nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar gjendjet, ndërsa shuma e saj në buxhetin e shtetit ulet edhe më shumë në vend se të rritet. Për krahasim, nga viti 2010 e këndej, për monumentet dhe ndërtimet e projektit “Shkupi 2014” janë shpenzuar mbi 600 milionë euro – dhjetë herë më shumë sesa për standardin e studentëve.

“Është shumë simbolike ajo që Rrota panoramike, e cila duhet të ndërtohet tani, kushton 11 herë më shumë se renovimi i bllokut të ri, i cili do të duhej të hapej më 17 nëntor dhe nga i cili bëhet famë”, thotë studentja Ana Neshovska.

“Në krahasim me kohën 15 vjet më parë, kur nga buxheti i shtetit për standardin e studentëve janë ndarë 375 milionë denarë, tani ndahen 423 milionë. Duke marrë parasysh inflacionin, i cili është tashmë 100 për qind prej atëherë deri më tani, kjo do të thotë se mjetet janë zvogëluar në një shumë reale, madje ato janë reduktuar për një të tretën nga shuma e atëhershme”, thotë Nenad Novkovski, ish-Ministër i Arsimit (1998-2002).

Kohët e fundit u rinovua një bllok të konviktit studentor  “Goce Delçev”. Qeveria e prezantoi këtë si një hap të madh për përmirësimin e standardit të studentëve.

“Një student nga konvikti “Goce”, rreth bllokut të rinovuar dhe mënyrës në të cilën përcaktohet se cilët studentë do të jetojnë atje. Deklarata zyrtare është se studentët nga Blloku A do të zhvendosen në bllokun B për të filluar renovimi i bllokut A. E tani, ekzistojnë dyshime se është e mundshme që zhvendosja të bëhet edhe nëpër kanalet e tjera”, thotë Aleksandri.

Për më pak se gjashtë muaj në Maqedoni sërish do të mbahen zgjedhje.

Madje edhe nesër të ndryshohet vullneti politik dhe Qeveria të fillojë në mënyrë të vërtetë të kujdeset për studentët, Aleksandri e ka të qartë se ai do të largohet nga konvikti deri sa të përmirësohen kushtet e jetës në të. Prandaj, i  mbetet vetëm shpresa se të paktën gjeneratat e ardhshme të studentëve do të jetojnë më mirë.

Shkruaj një koment

Koment(e)