Kemi hetues nga ky vit. Por, ky është fillimi i hetuesve. Nuk patëm asnjë hetues për shtatë vite. Numri është minimal, nga ana tjetër kjo qendër e hetimeve nuk ka kurrfarë kapacitetesh. As nuk është pajisur, për shembull me harduer, server për ndjekjen e gjendjeve të caktuara të krimit. Shembulli më trivial është se hetuesit nuk kanë automjet që të shkojnë dhe të sigurojnë prova me urdhër të prokurorit. Po flas për Prokurorinë Themelore Publike Shkup me të cilën po udhëheq. Kemi vetëm një automjet me të cilin nëpunësit i çojnë akuzat deri në gjykatë, i çojnë urdhrat deri në MPB dhe nëse hetuesit duhet të sigurojnë ndonjë provë. Bëhet fjalë për një prokurori të madhe. Obligimet përputhen, e kushte nuk ka – Sasho Rajçev, Prokurori Themelor Publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup