Partizimi dhe kushtet e këqija të punës: Çdo polic i tretë largohet nga MPB-ja

“Lëreni pikën e kontrollit te Agroservisi dhe shkoni për të siguruar një shtëpi, ku është kryer një grabitje“, ky ishte urdhri të cilin e ka marrë patrulla e policisë së trafikut më 12 mars, menjëherë pas mesnate. Shpjegimi i policit kujdestar nëpërmjet radiolidhjes ishte se nuk ka njerëz dhe se ata duhet të shkojnë atje. Arsyeja për këtë situatë është se numri i të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme reduktohet vazhdimisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të publikuara në buxhetet e 11 viteve të fundit, numri i policëve është reduktuar për 2 500.

 

Më alarmant është viti 2014, kur në MPB-në ka pasur vetëm 10.800 të punësuar. Më vonë në disa raste janë pranuar zyrtarë policorë, por për të arritur numrin e 13.106 njerëzve, mungojnë rreth 2.000 policësh.

Më i keqi është sigurimi i kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.

Goce-delcev-Todev

Në stacionet policore për mbikëqyrjen e kufirit në vitin 2004, kur e ndërmorëm mbikëqyrjen e kufirit, kishim nga 80 njerëz. Tani atje kemi prej 25 deri 30 njerëz maksimum“, thotë Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia, ka biseduar me shumë persona përgjegjës në polici. Shpjegimi i tyre ishte se situata është e tmerrshme. Policë të paguar pak, të veshur shumë dobët, automjete të prishura dhe partizimi janë arsyet e largimit të tyre nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në bisedat e përgjuara, të botuara në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, opozita pretendon se ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në një bisedë me Ministrin e Financave, Zoran Stavrevski, flet për kushtet e këqija në të cilat punojnë policët:

Njerëzit këtu kërcejnë nga gëzimi. Gëzohen si fëmijë të vegjël për shkak se tani kanë pllaka në banjo dhe për shkak se mbyllen dritaret. Policët flenë në shtretër të hekurt, kurse në batanijet shkruan JNA. Shqiptar është ai që flet dhe thotë se këtë që e ka bërë ministrja për ne (është super), nuk fryn erë nga dritarja, dhe them në veten eee ku jetojmë”.

Jankullovska nuk donte të jepte një deklaratë për qendrën SCOOP lidhur me këtë temë. Për gjendjet në MPB-në nuk është prononcuar as ministri aktual Oliver Spasovski, prej të cilit kërkuam një deklaratë që më 21 mars.

 

PARTIZIMI I POLICISË

 

Në kushtet e një krize të thellë politike, kur roli i policisë duhet të jetë vetëm si garantues i sigurisë së qytetarëve, në pah del partizimi i thellë i këtij institucioni.

Pavle-Trajanov

Partizimi i policisë është një nga arsyet kryesore për largimin e zyrtarëve policorë nga Ministria e Punëve të Brendshme“, konsideron Pavle Trajanov, ish-ministër i punëve të brendshme.

Në MPB-në po pranohen kuadro partiake të cilët janë me një sistem të dobët paraprak të arsimit. Ata nuk janë të trajnuar dhe të aftë për t’i kryer detyrat e shërbimit në MPB-në. Kjo e parandalon këtë institucion për të punuar në përputhje me kompetencat dhe autorizimet ligjore“, shpjegon Trajanov.

Ai shton se qytetarët shpesh ankohen se nuk ndjehen të sigurt dhe se është rritur numri i vjedhjeve në banesa dhe makina.

Për intrigat politike u ankua edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev-Todev.

Nëse je aktiv në zgjedhje dhe punon për partinë në pushtet, pa dallim nëse është parti maqedonase apo shqiptare, atëherë do të fitosh përparim. Pa marrë parasysh se me sa përgjegjësi dhe sa mirë do t’i kryesh detyrat e punës, në qoftë se nuk je anëtar i partisë politike në pushtet, atëherë s’ka gjasa të fitosh përparim. Ky është një problem që i tangon dhe i preokupon shumë kuadrot cilësorë në polici “, tha Dellçev Todev.

Ai shton se gati 20 vjet nuk ka marrë një përparim në shërbimin e tij edhe pse ka përfunduar Akademinë.

Në njërën e bisedave të përgjuara të cilat i publikoi opozita, dëgjohet një zë për të cilin pretendohet se është ai i Jankullovskës, ku ajo mburrej se “Ministria është një shtab i VMRO-DPMNE“-së:

Në punë jemi të gjithë ne, kemi një shtab. Kemi dy shtabe, një në katin tim, i cili është një komitet lokal i VMRO-së, call center, ndërsa tjetrin e kemi poshtë në sallën ku vijnë ambasadorët, OSBE-ja. Unë herë pas here hyj atje për të parë nëse ambasadorët janë në rregull, pastaj ngjitem në katin tim dhe kryejmë punët partiake…“.

 

PUNË JASHTË ORARIT PËR TË NJËJTËN PAGË

 

Pagesa e pagave është një problem serioz të cilin e ka imponuar Qeveria në 10 vitet e fundit. Për shkak të mungesës së njerëzve, zyrtarët policorë ishin të detyruar të punojnë edhe nga 400 orë në muaj, kurse të marrin pagë vetëm për 176 orë në muaj.

Për Goce Dellçev-Todevin, gjendje të këtilla nuk ka pasur as në kapitalizmin liberal.

Gordana Jankullovska nënshkroi marrëveshjen kolektive që është në dëm të policisë. Me këtë marrëveshje, Jankullovska i detyroi policët që për mbikëqyrjen kufitare të punojnë 4 ditë dhe 4 ditë të jetë të lirë. Me këtë, zyrtarët policorë në kufirin verior dhe perëndimor punojnë nga 15 ditë dhe net në muaj, dhe kjo është rreth 370 orësh pune, kurse atyre u llogariten vetëm 176 orë pune në muaj. Ky ligj shkel Ligjin për marrëdhëniet e punës sepse e tejkalon numrin maksimal të orëve të punës, të cilat mund t’i ketë një punëtor“, thotë Todev.

Departamenti për mbikëqyrjen kufitare të kufirit verior dhe perëndimor të vendit përdor automjete që janë të vjetra edhe nga 45 vjet.

Automjetet për sigurimin e kufirit janë të tmerrshme. Automjete motorike për sigurimin e kufirit janë sjellë për herë të fundit në vitin 2005. Në stacionet policore për mbikëqyrjen e kufirit, gjendja është më shumë se katastrofike. Automjetet më të mirëmbajtura në stacionet policore për mbikëqyrjen e kufirit kanë kaluar nga 500.000 kilometra. Mund të imagjinoni se sa shumë është ajo“, thotë Todev.

Ai shton se i kanë marrë automjetet e vjetruara “Pinzgauer” nga Njësia për vendosjen e shpejtë, që janë të prodhuara në vitin 1971.

 

“Plani vjetor i punës është mbështetur nga CIVICA Mobilitas”.

civica_mobilitas_logo

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e SCOOP Maqedonia dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.

Shkruaj një koment

Koment(e)