autor: Goran Lefkov
Transmet. Firma e cila zgjerimin dhe rritjen e saj e ndërtonte me tenderët e shtetit. Dhe në pesë vitet e fundit ka pasur 11 tenderë me një vlerë më të madhe se 1 milion euro, të cilët kanë pasur një vlerë totale prej mbi 56 milionë euro. Tenderi me vlerën më të madhe prej tyre arrin në 38 milionë euro dhe është fituar në vitin 2013 nga ana e kompanisë ELEM. Tenderi është për nxjerrjen e qymyrit dhe zgjyrës nga pjesa e nxjerrjes së xeheve të minierës Suvodoll në REK Manastir.
Ndërsa, tenderë me vlerë prej miliona eurosh nga kompania ELEM Sead Koçan ka fituar edhe në vitin 2011, të cilët sistemi i prokurimit elektronik nuk i tregon, por opinioni ka mësuar për ta nga bisedat e përgjuara që i publikoi opozita, nëpërmjet bisedave të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorit të ELEM-it, Vllatko Çingovski.
Për më shumë shikojeni videon.
(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)