Punësime partiake për komunat jofunksionale

Komuna e Rankocit është rekorder sipas numrit të të punësuarve në Maqedoni. Për 10 vjet, kjo komunë ka rritur numrin e të punësuarve për pesë herë. Në vitin 2005, në këtë komunë ka pasur 6 të punësuar, ndërsa në vitin 2014 numri i tyre është rritur në 31 veta. Të njëjtin proces të punësimit për 10 vitet e fundit si komuna e Rankocit e ka edhe Komuna e Dollnenit. Por, për dallim nga komuna e Rankocit, kjo komunë e Pellagonisë ka tri herë më shumë banorë se Rankoci. Vendin e tretë, sipas rritjes së numrit të të punësuarve në administratën komunale e mban komuna e Tetovës. Kjo komunë nga viti 2005 deri në vitin 2014 ka rritur numrin e të punësuarve për 4.5 herë. Në Tetovë, gjysma e buxhetit shkon për pagat e administratës.

Sipas Kryetarit të Komunës së Rankocit, Momçillo Aleksovski, mbi-punësimi e pengon funksionimin.

momcilo aleksovski

Momçillo Aleksovski

Ngarkesë më të madhe e kemi njësinë zjarrfikëse. Kemi 9 zjarrfikës të cilët marrin pagën e tyre nga buxheti komunal. Së pari duhet të jepen pagat e të punësuarve dhe pastaj për funksionet e tjera të komunës. Paratë që na takojnë nga refundimi i shtetit në bazë të Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), nuk janë të mjaftueshme vetëm për pagat. Rreth 820.000 denarë na vijnë nga TVSH-ja, kurse pagat janë në vlerë prej 920.000 denarësh“, thotë Aleksovski. Ai është kryetar komune nga viti 2013, kurse të gjitha punësimet janë bërë para se ai të bëhet kryetar i kësaj komune të Osogovës. Shifrat janë alarmante në pothuajse të gjitha komunat. Për çdo zgjedhjet lokale vetëm në komunat janë të punësuar nga 1.000 deri në 1.500 punëtorë administrativë. Hulumtimi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni ka treguar se nga 42 komunat e përpunuara, në të cilat jetojnë rreth 1 milion njerëzish, në vitin 2005 kanë punuar 1.385 punëtorë administrativë, ndërsa në vitin 2014 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 3.100.   Premtimet parazgjedhore   Punësimi më i madh në komunat është regjistruar në vitin 2008 dhe 2009, kur u mbajtën zgjedhjet lokale. Sipas bazës sonë të të dhënave të përpunuara deri më tani, vetëm në këto dy vite janë punësuar 666 punëtorë administrativë. Kjo është 10 herë më shumë se në vitin 2007, kur në administratat komunale janë punësuar vetëm 65 njerëz dhe 150 herë më shumë se në vitin 2006, kur janë punësuar vetëm 4 punëtorë administrativë më shumë në të gjitha 42 komunat e përpunuara. “Në komunën e Tetovës, në vitin 2009 janë punësuar shumë njerëz vetëm për të fituar zgjedhjet në vitin 2009. Atëherë për kolltukun e kryetarit komunal u garuan kryetari i atëhershëm i komunës së Tetovës Hazbi Lika nga radhët e BDI-SË dhe pasardhësi i tij Sadi Bexheti nga radhët e PDSH-së. Por, pavarësisht punësimeve, Lika i humbi zgjedhjet“, thotë 40-vjeçari Murtezan, anëtar i BDI-së në Tetovë. Në dhjetor të vitit 2007, në komunën e Tetovës kanë punuar 139 punëtorë administrativë, ndërsa në vitin 2009 numri i tyre rritet në 236 njerëz. Një analogji e ngjashme e punësimeve si në Tetovë, në vitin 2009 ka pasur edhe në Shtip. Në prag të zgjedhjeve lokale në vitin 2009 dhe pas zgjedhjeve në Komunën e Shtipit, numri i të punësuarve është rritur për 80 për qind. Në dhjetor të vitit 2007, në administratën komunale të komunës së Shtipit ka pasur 84 njerëz, ndërsa në të njëjtin muaj në vitin 2009 numri i tyre rritet në 143 të punësuar. Zoran Kostovski, Këshilltar në Komunën e Shtipit nga VMRO-Partia Popullore, thotë se situata e këtillë është për shkak të kënaqjes se apetiteve të anëtarësisë partiake, e cila është aktive për zgjedhjet. “Me decentralizimin e pushtetit, kryetarët e komunave morën më shumë fuqi dhe autorizime dhe është dashur patjetër për t’i kënaqur ushtarët partiakë. Këtë gjë e bën çdo kryetar komune. Prandaj është rritur jashtëzakonisht numri i të punësuarve në administratë. Më shumë punësime në komunën e Shtipit kishte kur kryetar komune ishte Zoran Aleksov“, thotë Kostovski. Ai shton se dëmet e kësaj politike janë shumë të mëdha. Komuna është duke u ngarkuar me punësime të reja dhe shpenzime shtesë, të cilat vrasin në mënyrë afatgjate kapacitetin e komunave për të kryer funksionet themelore për të cilat janë formuar. Politika e punësimit gjatë zgjedhjeve lokale vazhdon edhe në vitin 2013. Në këtë cikël zgjedhor, më shumë të punësuar janë të regjistruar në komunën e Karposhit, 112 veta dhe në Tetovë, ku janë angazhuar 101 punëtorë të rinj administrativë. Një valë të këtillë ka edhe në komunat më të vogla. Kështu, në Dojran për këtë cikël zgjedhor numri i të punësuarve është rritur për 50 për qind, ndërsa Makedonski Brod, Dibra dhe Radovishi, një vit më parë dhe disa muaj pas zgjedhjeve e kanë rritur numrin e të punësuarve në administratat komunale për pothuajse 40 për qind.

Në këtë raund zgjedhor për herë të parë paraqitet edhe një numër të konsiderueshëm të zvogëlimit të administratës komunale. Ajo është komuna e Shtipit, e cila ka zvogëluar numrin e të punësuarve për 35 njerëz në krahasim me vitin 2011, ose gati për 20 për qind.

Për këshilltarin në komunën e Shtipit Kostovski, kryetari i komunës së Shtipit Ilço Zahariev i ka meritat për këtë zvogëlim.

Kryetari aktual i komunës së Shtipit, Ilço Zahariev, sipas meje, përpiqet që t’i kundërshtohet centralizimit të vendimeve dhe të direktivave që vijnë nga VMRO-ja, por nuk e di nëse do t’u rezistojë këtyre presioneve. Unë mendoj se aktualisht VMRO-DPMNE-ja i bën një presion shumë të madh për të punësuar njerëz“, thotë Kostovski.

Një shembull i mirë lidhur me këtë është edhe komuna e Koçanit, ku administrata komunale është zvogëluar për 10 për qind.

 

Partitë punësojnë, qytetarët paguajnë administratën joefikase

 

Çdo familje e komunës së Makedonski Brodit për shërbimet e administratës komunale paguan një pasuri të tërë. Çdo muaj administrata lokale shpenzon nga 1.230 denarë nga familja mesatare në këtë qytet.

Heshtja e kryetarëve të komunave

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nuk dha një deklaratë për mbi-punësimin në administratën komunale. Edhe Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakomovski nuk u përgjigj kërkesave tona për të dhënë një deklaratë. U përpoqëm për të kontaktuar Kryetarin e Maqedonski Brodit, Millosim Vojnevskin, por edhe ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona.

Në komunën janë punësuar 70 veta, ndërsa ajo numëron 7.141 banorë. Në çdo 102 banorë të kësaj komune vjen nga një punonjës i administratës komunale. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, bruto paga e fundit mesatare që është paguar në vitin 2015 është 31.455 denarë. Kur këto para do të pjesëtohen me 102 banorët e Makedonski Brodit, del që çdo banor paguan nga 308 denarë në muaj për administratën komunale. Kur kjo shifër do të shumëzohet me 4, sa është familja mesatare në Maqedoni, del se në muaj vetëm për pagat e administratës komunale familja mesatare e Maqedonski Brodit duhet të paguajë nga 1.233 denarë.

Një situatë të ngjashme si në Maqedonski Brod ka edhe në Rankoc, Karposh, Gradsko dhe Çashkë.

Ekspertët konsiderojnë se punësimi para zgjedhjeve jep një indikacion serioz për korruptimin e votuesve. Një praktikë të këtillë, sipas tyre, ndodh paralelisht edhe në administratën shtetërore edhe në atë publike.

Për analistin financiar dhe ish-Ministrin e Ekonomisë, Zoran Vitanov, këto shifra janë shumë negative.

Është për keqardhje që në disa komuna është rritur numri i të punësuarve në administratën komunale për 5 herë, ndërsa në të njëjtën kohë, aktiviteti ekonomik në ato komuna në dekadën e fundit ka rënë, të paktën për 5 herë. A mund të imagjinojmë se sa bëhemi të paaftë dhe se bëhemi se nuk e dimë matematikën“, thotë Vitanov.

Për akademikun Abdulmenaf Bexheti, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, kjo është për shkak të paaftësisë së partive shqiptare për të punësuar njerëz në administratën shtetërore, kështu që i mbushin komunat.

Abdulmenaf-Bedzeti

Punësimet në komunat janë një militantizëm dhe një nepotizëm i pastër, është më i vogël kontrolli i këtyre punësimeve pikërisht në nivel lokal dhe këtu rritet numri i njerëzve partiakë“, thotë Bexheti.

Derisa partitë vazhdojnë të punësojnë një ushtri votuesish, pagat e tyre, megjithatë, sigurohen nga tatimi i të gjithë qytetarëve. Në vend për projekte të reja infrastrukturore, parat e komunave gjithnjë e më shumë shpenzohen për pagat e administratës.

 

 

Imoraliteti i qytetarëve dhe politikanëve të Maqedonisë

Zoran-Vitanov

Për Zoran Vitanovin, këto shifra tregojnë imoralitetin e qytetarëve dhe politikanëve të Maqedonisë. “Një familje do të paguajë nga 1.200 denarë për administratën komunale, që është më shumë se llogaria e saj për hedhjen e bërllokut, më shumë se faturat e telefonit, më shumë se faturat për televizionin kabllor dhe shpeshherë më shumë edhe nga faturat për energjinë elektrike. Kjo është një e dhënë frapante”, thotë Vitanov. Ai shton se në qoftë se vazhdojmë kështu, do të kemi situata kur në 50 banorë do të kemi nga një punonjës në administratën komunale. Në zgjedhjet e ardhshme, ne punësojmë njerëzit tanë dhe nuk përzëmë njerëzit e tyre dhe numri i punëtorëve administrativë rritet vazhdimisht.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)