SCOOP fitoi çmimin e tretë “Nikolla Mlladenov” për gazetari hulumtuese

Ekipi i gazetarëve-hulumtues BIRN Maqedonia fitoi vendin e parë në konkursin vjetor të MIM-it për çmimin e gazetarisë “Nikolla Mlladenov” për storjen më të mirë hulumtuese. Storja fituese me temën “Shkupi 2014 nën lupë”, është shpërblyer për serialin e teksteve dhe on-line bazën interaktive të të dhënave, të cilat zbulojnë shpenzimet e parave publike për projektin kontrovers “Shkupi 2014”.

Çmimin e dytë e fitoi gazetarja Biljana Nikollovski për filmin dokumentar “Kur sistemi shëndetësor vret një fëmijë”, të transmetuar në TV Telma, i cili është një version i filmuar i serialit të tregimeve televizive rreth rastit me vogëlushen Tamara Dimovska, vajza e cila ishte sëmurë nga skolioza dhe vdiq duke pritur institucionet që t’ia miratojnë trajtimin jashtë vendit.

Çmimin e tretë e ndajnë gazetari Xhelal Neziri nga SCOOP Maqedonia për storjen “Në mbretërinë toksike të Jugohrom-it” dhe gazetarët Goran Rizaov, Sashka Cvetkovska dhe Borjan Jovanovski për serialin e teksteve për “Afera e Telekomit”, të publikuara në faqen e internetit Novatv.

This slideshow requires JavaScript.

Juria e këtij viti vendosi t’u japë mirënjohje për angazhimin e shquar gazetaresk gazetarëve Sashka Cvetkovska dhe Vllado Apostollov për storjen me temë “Rusi Samsonenko në storjen – Invest in Macedonia via Belize”, Peter Klinçarski për storjen me temë “Furnizimi i palmave kineze në Maqedoni”, të botuar në emisionin “KOD” në TV Telma dhe Suzana Miceva për serialin e tregimeve televizive me temën “Golgota e refugjatëve nëpër Maqedoni”, të botuara në TV Telma.

Këtë vit, MIM për 15 herë jubilare me radhë e ndau çmimin për storjen më të mirë hulumtuese të vitit, si pjesë e përpjekjeve për avancimin e gazetarisë profesionale dhe vlerave demokratike në vend.

Raporti i detajuar i komisionit që ka shqyrtuar storjet e dërguara është në dispozicion këtu.

Linqet e storjeve të shpërblyera janë bashkangjitur më poshtë:

  1. Shkupi 2014 nën lupë (data baza e të dhënave)

Seriali i teksteve të lidhura me Shkupi 2014

 

  1. Filmi dokumentar “Kur sistemi shëndetësor vret një fëmijë”

 

  1. Në mbretërinë toksike të Jugohromit

Seriali i teksteve për “Afera e Telekomit”:

Dëshmitë për “Telekom” nën qilimin e prokurorisë

Hetimi “Telekom”: Dividendi me dyshim se ka shërbyer për ryshfet

Hetimi “Telekom”: Marrëveshja me Analitiko si “respekt” për VMRO-DPMNE

Prokurori në SHBA ka ngritur aktakuzën sipas dëshmisë së Bogoevskit

Fillimi i fundit – shkatërrimi e provave në rastin Telekom

Ku kanë përfunduar 20 milionë eurot e tjera nga afera “Telekom”

Autoritetet kanë injoruar kërkesat për dëshmitarë në aferën “Telekom”

Afera “Telekom”: Dëshmitarët zbulojnë sekretet

Afera Telekom: “Situata jonormale kërkon një diskrecion jonormal”

 

Mirënjohjet:

Samsonenko në storjen – Invest in Macedonia via Belize

Furnizimi i palmave kineze në Maqedoni

“Golgota e refugjatëve nëpër Maqedoni”

Shkruaj një koment

Koment(e)