Sfidat dhe problemet e sinjalizuesve në Maqedoni

Shkruan: Goran Lefkov

Sinalizues të dikurshëm dhe aktualë ishin të pranishëm në panelin për problemet dhe sfidat e sinjalizuesve në Maqedoni. Aleksandar Bozhinovski, themelues dhe një nga pionierët e sinjalizimit në sektorin joqeveritar, e hapi debatin duke përshkruar afërsinë mes sinjalizuesve dhe gazetarëve, veçanërisht gazetarëve hulumtues. Si gazetar investigativ prej shumë kohësh, theksoi se përvoja e tij ka treguar se pa sinjalizues nuk do të realizohet pothuajse asnjë hulumtim i madh gazetaresk. Lidhja mes gazetarëve dhe sinjalizuesve është e natyrshme dhe shumë e fortë. Ai përmendi se nga pikëpamja gazetareske ka dy mënyra për të arritur ndryshime në shoqëri, përmes opozitës dhe përmes ekspertëve dhe diplomatëve të huaj në vend.

Për Biljana Ivanovskën, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është e nevojshme që dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve të jenë më afër qytetarëve, në mënyrë që ata të dinë se çfarë mbrojtjeje i pret ata dhe kush do t’i “vesh këpucët” e sinjalizuesit Ajo prezantoi disa raste specifike të sinjalizuesve në Maqedoninë e Veriut, për të treguar disa nga absurditetet e ligjit për sinjalizuesit. Sinjalizuesit patjetër duhet të kenë një procedurë të shpejtë në institucione, kur duhet të vendoset për statusin e tyre në çfarëdo institucioni.

Jovan Andonovski, zëvendës Avokat i Popullit, theksoi se institucioni i tij është një nga 6 institucionet që mund të pranojnë ankesa për raportim të jashtëm në vend. Ai tha se ka pasur shumë qytetarë që kanë ardhur për të denoncuar parregullsitë, por kur kanë parë procedurat e mbrojtjes dhe atë që duhet të kalonin, kanë hequr dorë. Ai theksoi se nevojitet mbrojtje shumë më e madhe e sinjalizuesve në institucione.

Avokatët që punojnë me sinjalizuesit theksojnë se kanë nevojë edhe për trajnim për të njohur veprimet ku shfaqen sinjalizuesit. Aleksandar Tumanovski, avokat mbrojtës i sinjalizuesve, theksoi se është shumë e vështirë të mbrohet sinjalizuesi në gjykatë. Ai theksoi se ka shumë raste kur institucionet në vend që t’i mbrojnë sinjalizuesit i përndjekin ata.

Tinka Kiteska është themeluese e një organizate joqeveritare për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe për herë të parë në konferencë njoftoi se ka edhe certifikatë për sinjalizues. Ajo theskoi se në OJQ-në e saj ka më shumë raportime nga sinjalizuesit, sesa në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Avokatin e Popullit së bashku. Por kur zbulojnë se nuk kanë mbrojtje nga institucionet, heqin dorë. Ajo theksoi se është objektiv i vazhdueshëm i drejtorit të institucionit dhe ai përdor mënyra perfide për të keqpërdorur ligjin dhe për ta degraduar atë. Kiteska është duke udhëhequr një proces gjyqësor që zgjat 3 vite, edhe pse gjykata duhet të reagojë shumë më shpejt.

Sipas ligjit tonë aktual, raportimi i brendshëm është veçanërisht problematik. Praktikisht me të, krimi duhet t’i raportohet personit që ka kryer krimin ose një personi të caktuar prej tij.

Shkruaj një koment

Koment(e)