Shënohet me zë të lartë Dita e fishkëllyesve në Shkup

– Prokuroria Speciale Publike (PSP) vazhdimisht tregon për nevojën e miratimit të Ligjit për mbrojtjen e fishkëllyesve, sepse ne nuk mund me ligjin aktual të ofrojmë një mbrojtje përkatëse për të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me ne në këtë drejtim. Qytetarët gjithnjë e më rrallë vendosin të tregojnë për punimin e korruptuar dhe krimin për shkak të frikës të cilën e kanë ata për pasojat e aktivitetit të tillë. Prandaj ne duhet t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të raportojnë një sjellje të tillë. Por, një problem tjetër është edhe besimi në institucionet, se edhe pavarësisht rrezikut nga raportimi institucionet do të veprojnë në bazë të ligjit. SPS-ja nuk do të bëjë përjashtim dhe nuk do të heqë dorë nga hetimi  i krimit dhe korrupsionit si një institucion që është përgjegjës për detyrën e tij. Nuk guxon të heshtet dhe të mbyllen sytë, duhet të hetohet çdo krim dhe qytetarët janë të vetëdijshëm se kjo është diçka me interes të përbashkët, në të cilin ata janë pjesa kryesore.

078 360-317 Marija

Fishkëllyes ishin edhe të pandehurit në rastin “Puç”, të cilët përmes konferencave të tyre për shtyp publikuan qeverisjen e korruptuar dhe kriminale 10-vjeçare të një pushteti – tha prokurorja Katica Janeva në fjalimin e saj në konferencën e sotme.

Sipas Mark Worth nga Koalicioni për Mbrojtjen e fishkëllyesve të Evropës Juglindore, dita e parë ndërkombëtare e fishkëllyesve jo rastësisht organizohet në Shkup, pikërisht për shkak të presioneve ndaj të cilave janë ekspozuar gazetarët dhe shumë lajmërues të cilët janë të heshtur , të larguar nga puna dhe durojnë çfarëdolloj presionesh.

 

– Policia nuk mund të jetë kudo, as që duam të jetë kudo. Mediat nuk janë kudo, as nuk mund dhe as nuk duam të jenë kudo. Prandaj këtu janë fishkëllyesit – tha Worth.

 

Arxhan Durmishi, krijuesi i Ligjit për fishkëllyesit në Shqipëri, mendon se rënia e lirisë së shprehjes dhe imazhit të vendit nga pjesërisht i lirë në jo i lirë, sipas indeksit të lirisë së shprehjes, është arsyeja se pse kjo ditë ndërkombëtare e fishkëllyesve organizohet pikërisht në Shkup.

 

– Në Maqedoni mbylleshin media, përndiqeshin dhe burgoseshin gazetarë. Me këtë ne duam të japim një mbështetje që të ndalet ky trend dhe Maqedonia ta kthejë lirinë e mediave – tha

Durmishi.

 

Sllagjana Taseva, kryetare e Transparency International Maqedonia, përkujtoi se që nga viti 2000 e këndej tregohet se çfarë do të thotë që të jesh fishkëllyes.

 

– Në ligjin e parë të vitit 2002 kishte një dispozitë se lajmëruesit nuk guxojnë të durojnë pasoja. Fishkëllyesi i parë që zbuloi krimin në Telekom ishte i larguar nga puna dhe duronte shumë forma të tjera të presioneve, ndërsa rasti të cilin gjykatat tona e lënë anash me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme, tani zhvillohet në gjykatate SHB-ve – tha Taseva.

 

Sipas Xhabir Deralës nga OJQ-ja “Civil”, nëse fishkëllyesit, këta njerëz të guximshëm rrezikojnë punën dhe sigurinë e tyre, madje edhe jetën e tyre, atëherë të paktën atë që ne si gazetarë, aktivistë dhe institucione mund ta ofrojnë është që edhe ne ta kushtojmë jetën tonë për t’i mbrojtur ata.

 

– Po ëndërroj që shoqëria e Maqedonisë të bëhet një shoqëri e fishkëllyesve. Sepse u kemi dhënë besim njerëzve të udhëheqin me resurset tona dhe jo vetëm me paratë tona, por ato janë para të paraardhësve tanë, fëmijëve tanë dhe nipërve tanë. Mediat janë një mjet thelbësor i vetëdijes dhe ndërgjegjes shoqërore dhe prandaj duhet të japin mbështetje për Ligjin për fishkëllyesit dhe PSP-në, e cila nuk guxon që në hetimet e saja t’i kursejë edhe gazetarët që punojnë në mediat gjithnjë më të korruptuara. Nga gazetaria në Maqedoni është marrë zemra e saj – objektiviteti, liria, pavarësia. Në kushte kur pronarët e mediave më me ndikim janë liderë partiakë, biznesmenë të afërt me pushtetin, nuk mund të presim shumë nga gazetaria në Maqedoni. Për fat të mirë, kemi kolegë të rinj, të edukuar mirë, që kanë shëtitur mjaftë, organizata joqeveritare, të cilat japin shpresë, dhe këtu është edhe interneti, ku biznesi nuk mund ta vërë kthetrën e tij të zezë – tha gazetari Zoran Ivanov.

Shkruaj një koment

Koment(e)