Trafikantët me refugjatë kanë fituar një miliard euro

Rruga ballkanike e kontrabandës përsëri ka “mallra” për kontrabandë. Këtë herë ata janë njerëzit e Sirisë. Për Gjermaninë e premtuar, refugjatët sirianë, vetëm nga fillimi i vitit, trafikantëve turq u kanë paguar prej gjysmë miliard deri në një miliard euro. Ahmed Kelani, një mësues nga Siria për transferimin e familjes së tij nëpër Turqi ka paguar nga 700 dollarë për person.

Kam paguar 5.600 euro për familjen time prej 6 anëtarëve, prej të cilëve dy janë fëmijë të vegjël“, tha Kelani.

Diçka më lirë ka kaluar miku i tij Mustafa. Ai u ka paguar trafikantëve nga 600 dollarë për person.

Kam paguar 3.000 dollarë për të transferuar familjen time nga qyteti turk Bodrum deri në ishullin grek Kos. Në familjen me mua kam 5 anëtarë“, thotë avokati 60-vjeçar nga Kobane.

Nga janari deri në korrik të këtij viti në Greqi kanë hyrë zyrtarisht 130.000 njerëz, kurse llogaritet se vetëm në muajin gusht kanë hyrë më shumë se 50.000. Pra, në 8 muajt e parë të këtij viti Greqia ka pranuar rreth 200.000 njerëzish. Kur kësaj shume do t’i shtohet shuma nga 700 euro për person, domethënë vetëm trafikantët turq të emigrantëve kanë fituar rreth 150 milionë eurosh nga fillimi i vitit e deri më tani.

Jozyrtarisht, disa njerëz na thanë se trafikantët kanë marrë nga ata prej 3.000 deri në 5.000 euro për person për t’i transferuar nga Siria deri në Hungari, përmes të ashtuquajturës rruga lindore mediterane dhe rruga perëndimore ballkanike e kontrabandës. Sipas këtyre llogaritjeve, trafikantët kanë fituar një miliardë euro që nga fillimi i vitit 2015 e deri më tani.

 

Në Maqedoni, nga refugjatët përfitojnë vetëm shitësit

Çmimet e shitësve ishin disa herë më të larta se ato reale. Dy banane shiteshin për një euro e gjysmë. Një kuti cigaresh te shitësit ishte me e shtrenjtë sesa në Londër, e shisnin për 4 ose 5 euro për llojin e cigareve Marlboro, kurse rreth 6 eurosh ishin dy kuti të cigareve Rodeo. Një litër e gjysmë ujë shitej për një ose dy euro. Shpeshherë uji në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli nuk ishte i paketuar, por kishte raste kur shitësit mbushnin shishet me ujë në shtëpi dhe i shisnin këtu si ujë i paketuar.

Një rend më të madh kishte te taksistët. Ata nuk u lejuan t’i sjellin emigrantët pa dokumente.

I sjellim nga Gjevgjelia deri në Tabanoc për 100 euro për veturë. Pra, çmimi është me taksimetër, aq para marrim nga ata. Këtu kushti është që të kenë dokumente ligjore për të qëndruar në Maqedoni. Nëse nuk kanë dokumente ne nuk mund t’i sjellim“, thotë një taksist nga Gjevgjeli, i cili na u prezantua si Gjoko.

Ushqimin ua jep Kryqi i Kuq nga rezervat e tija, kurse gjatë rrugës nëpër të cilën shkojnë emigrantët, pothuajse nuk ka ku të blejnë ushqim në Maqedoni. Vetëm ka një fabrikë afër stacionit hekurudhor në qytet dhe atje blejnë disa produkte ushqimore themelore.

Kur do të shkojnë në Kumanovë, pas vijës kufitare i presin shitësit lokalë.

Stationen 22

Përfitimet ekonomike nga pranimi i refugjatëve

 

Dimensioni human i krizës së refugjatëve është përhapur nëpër gjithë botën. Për Zoran Todorovin, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare i cili ka diplomuar në Universitetin e Novi Sadit, kjo është një lojë e madhe.

Gjermania e ka fuqinë më të lartë të punës nga fuqitë e mëdha botërore. Kina, India, Brazili, SHBA-të dhe Afrika Jugore kanë fuqinë shumë më të lirë të punës. Gjermania duhet ta ndjekë shembullin e tyre nëse dëshiron të mbetet një fuqi botërore“, thotë Todorov.

Ai mendon se Maqedonia nuk mund të bëjë më shumë për të mbajtur ndonjë prej këtyre refugjatëve për shkak se askush nuk dëshiron të qëndrojë këtu.

Gjënë më të mirë të cilën e ka bërë Maqedonia është transportimi i shpejtë i refugjatëve nga vendi, kështu që të mos jenë barrë për fondet sociale“, shton Todorov.

Një mendim të ngjashëm ka edhe analisti ekonomik Stojçe Samarxhiski.

Gjermania me dekada të tëra importon fuqi pune. Në vitet e 60-ta ata ishin disidentët jugosllavë. Në vitet e 70-ta qindra mijëra punëtorë tanë shkuan në Perëndim. Në vitet e 80-ta, mungesa e punëtorëve është plotësuar nga Turqia, në vitet e 90-ta nga Jugosllavia, por edhe nga Çekia, Sllovakia dhe Polonia. Në dekadën e kaluar ata ishin polakët, rumunët dhe bullgarët“, thotë Samarxhiski.

Ai shton se institucionet gjermane kanë llogaritje të sakta se prej nga mund t’i sjellin punëtorët. Me pranimin e refugjatëve përveç obligimit human të cilin e plotësojnë, ata sigurojnë edhe të ardhmen e kombit të tyre.

Në Gjermani ka mbi 40 milionë punëtorë. Nëse ky milion refugjatësh që e parashikojnë të shkojë për në Gjermani arrin ta zvogëlojë çmimin e një ore të punës për një euro, përfitimet për ekonominë gjermane do të jenë të mëdha. Do të vuajnë vetëm të punësuarit lokalë, prandaj edhe kanë filluar protestat në Gjermaninë Lindore“, thotë Samarxhiski.

Megjithatë, kriza e refugjatëve shihet me kujdes të madh nga vendet e kontinentit evropian. Korridori Siri-Evropë, i cili funksionon në vitet e fundit, rrit frikën në mesin e zyrtarëve për shkak të infiltrimit të mundshëm të anëtarëve të organizatave terroriste që marrin pjesë në luftimet në Siri.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, 2.2 milionë refugjatë janë të regjistruar në Egjipt, Irak, Jordani dhe Liban, 1,8 milion janë të strehuar në Turqi dhe 24 mijë në Afrikën Jugore.

Shkruaj një koment

Koment(e)