Autore: Mirjana Vasileva
Për nevojat e kësaj historie, realizuam një anketë me 30 gazetarë nga mediat e shtypura dhe elektronike në vend, që u zbatua në periudhën nga 20 nëntori deri në 20 dhjetor 2019. Sipas rezultateve të anketës, praktikat e klientelizmit dhe korrupsioni në media kanë ka ekzistuar edhe gjatë kohës së qeverisë së mëparshme dhe gjatë kohës së kësaj qeverie.
Pjesa më e madhe e gazetarëve u përgjigjën në mënyrë pozitive kur u pyetën nëse ka pasur ndonjë praktikë klienteliste në media gjatë qeverisë së kaluar. Në pyetjen “A janë praktikat klienteliste të pranishme në hapësirën mediatike sot, gjatë kësaj qeverie”, 86.6% u përgjigjën me “po”.
Rreth asaj se cilat janë tre arsyet kryesore që përdoruren për të ndikuar mbi mediat dhe gazetarët, rezultatet treguan se shumica e gazetarëve konsiderojnë se arsyeja më e madhe është financimi i mediave dhe individëve, një numër më i vogël konsiderojnë se ato janë presionet politike që janë më së shumti të pranishme në hapësirën mediatike, të tjerët i përmendën frikësimin dhe shantazhin në vendin e punës. Ndërsa, disa ndiejnë presionin e redaktuesve për sa i përket përpjekjeve për manipulim dhe ekzistencës së formave të klientelizmit në media. Ndërsa disa të anketuar përmendën bashkëpunimin e disa gazetarëve me agjencitë e marketingut, por edhe me zëdhënësit e pushtetit, përmes angazhimit në përpilimin e projekteve konkrete. Për disa, arsyeja qëndron në ndikimin e përqendrimit ndërkombëtar në krijimin e politikës editoriale dhe jo efikasitetin e organizatave të gazetarisë, ndërsa për të tjerët ekziston edhe nepotizëm.
Aq
sa politika dhe qendrat ekonomike të fuqisë ndikojnë në shfaqjen e praktikës
klienteliste në hapësirën e mediave, 60% e gazetarëve arsyen për korrupsion e shohin
tek pronarët e mediave, 11% u prononcuan se si pronarët ashtu edhe gazetarët
janë ata që lejojnë që fuqia politike dhe ekonomike të ndikojë në politikën
redaktuese, por edhe në arritjen e përfitimeve, ndërsa 29% refuzuan të
përgjigjen.
Disa gazetarëve, respektivisht 20% të tyre, u janë ofruar para për të botuar ose mos botuar ndonjë histori ose tekst, shumica prej tyre, më saktë 66.7% nuk kanë përvojë të tillë, ndërsa 13.3% refuzuan t’i përgjigjen pyetjes.
Në pyetjen “A mendoni se puna gazetareske në shtetin tonë është thelbësore për participimin politik të qytetarit dhe funksionimin e shoqërisë”, 73.3% u prononcuan se profesioni është shumë i rëndësishëm në përfshirjen e qytetarëve në ndikimin rreth vendimmarrjes, të tjerët janë prononcuar se gazetaria nuk është dhe aq një profesion kyç.Sa i përket reputacionit të profesionit të gazetarisë në shoqëri, 80 për qind e të anketuarve konsiderojnë se ai është i ulët. Në përgjigje të pyetjes shtesë për të shpjeguar pse ata u prononcuan më shumë për reputacionin e ulët të gazetarëve, të anketuarit tanë përmendën arsyet, ndër të tjera: mosedukimin dhe korrupsionin.
Lidhur me pyetjen “Nëse gazetarët të cilët merren me gazetari hulumtuese përballen me presione dhe kërcënime?”, shumica e të anketuarve besojnë se ata përballen pjesërisht me presione dhe kërcënime.
Në anketën, gazetarëve iu dha mundësia të japin vlerësimin e tyre lidhur me situatën aktuale në të gjitha aspektet e sferës së mediave. Në përgjithësi, gazetarët konsiderojnë se në dy vitet e fundit klima në mediat është përmirësuar, por edhe se lë shumë për të dëshiruar, e deri tek ajo se ekzistojnë media që janë akoma profesionale në pjesën e prezantimit të informacioneve bazë, lajme. etj Por, edhe se ka gazetarë që janë vërtet profesionistë dhe u përmbahen standardeve të larta të profesionit.
KUR KE PARA, I KE TË GJITHA
A është klientelizmi mediatik i pranishëm vetëm në Maqedoninë e Veriut apo është një fenomen që është i pranishëm edhe në vendet e tjera të rajonit? Këtë përgjigje e kanë në Institutin për Partneritet dhe Zhvillim Shoqëror në Zagreb, të cilët në një studim mbi indeksin e klientelizmit në media në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që zbatohet prej vitit 2014 deri në vitin 2018, ka treguar se vendi është në pjesën e sipërme të listës.
Momir Poduvanjak, drejtori ekzekutiv i institutit, thotë se hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Rrethi mediatik”, i mbështetur nga fondet e para- aderimit të BE-së dhe nga Civil Society Facility (CSF). Ai na deklaroi se matja e fundit është bërë kah fundi i vitit 2017 dhe se ata nuk i kanë futur të dhënat empirike pas ardhjes së qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut në vitin 2016.
“Një problem jo karakteristik dhe më i dukshëm për vendin tuaj në periudhën deri në vitin 2017 është konsolidimi i pronësisë mbi mediat. Përkatësisht, një pjesë e konsiderueshme e mediave ranë në duart e pronarëve, për të cilët mediat janë një veprimtari dytësore në fushëveprimin e tyre”, tha Poduvnjak.
Sipas tij, në një strukturë të tillë të dizajnuar është e lehtë të blihet lojaliteti i mediave duke favorizuar veprimtarinë sekondare, e cila shpesh është një aktivitet biznesi.
Në të njëjtën linj është edhe profesoresha Snezhana Tërpevska. Ajo thotë se pasqyra e strukturës pronësore është pak a shumë e njëjtë, dhe ato përsëri i shërbejnë pushteti të ri. “Pronarët e mediave po sillen në kontekstin e asaj që ne e quajmë marrëdhënie klienteliste, duke i shfrytëzuar mediat për të bërë ndikim dhe për të realizuar ndonjë dobi nga politika. Mediat private nuk duan të dalin nga trekëndëshi financiar i klientelizmit. Ata duan të vazhdojnë edhe më tutje tu shërbejnë elitave politike, por kjo nuk i përfaqëson interesat në rolin e radiodifuzerëve publikë”.
Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, në raportin e projektit të udhëhequr nga Poduvnjak, thuhet se vendi “shënon rënie në Indeksin e klientelizmit të mediave, sidomos në pjesën e aftësisë së shtetit për të kuptuar në mënyrë gjithëpërfshirëse gjendjen e mediave sipas ekzistimit deklarativ të të dhënave”, që do të thotë problem në detektimin dhe parandalimin e praktikave klienteliste”.
“Është e domosdoshme transparenca e plotë e pronësisë së vërtetë të mediave, si prioritet i parë që doemos duhet ta zgjidhin të gjitha politikat e ardhshme që e rregullojnë hapësirën mediatike, por gjithashtu që patjetër duhet të kemi në dispozicion regjistra gjithëpërfshirës për pronësinë mbi mediat, për mbështetjen financiare dhe material që u ndahet mediave, për subvencionet, si dhe interesat e deklaruara të atyre që janë të përfshirë në vendimmarrjen për çështje mediatike. ‘Mbështetja’ financiare e mediave me mjete buxhetore është një model i njohur mirë nga të gjitha pushtetet në Maqedoni vitet e fundit”, thuhet në raport.
Po kush qëndron pas mediave në shtetin tonë? Sipas të dhënave të marra nëpërmjet Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik dhe bazat e hapura të të dhënave, pjesa dërmuese e televizioneve, radiove dhe mediave të shkruara në Maqedoni janë në pronësi të personave fizikë.
Nga gjithsej 49 stacione televizive – vetëm 14 janë në pronësi të personave juridikë, edhe atë pjesa më e madhe e tyre janë stacione televizive që emetojnë program në nivel shtetëror. Gjegjësisht, nëntë nga 12 televizione në nivel shtetëror, katër nga tetëmbëdhjetë televizionet rajonale dhe vetëm një nga nëntëmbëdhjetë televizionet lokale janë në pronësi të personave juridikë.
Pothuajse të gjitha radio-stacionet komerciale që transmetojnë program janë në pronësi të një ose më shumë personave fizikë. Personat juridikë zotërojnë vetëm gjashtë radiostacione – një në nivelin shtetëror, dy radiostacione rajonale dhe tre radiostacione lokale. Nga gjithsej 22 botues të mediave të shkruara, 19 janë në pronësi të një ose më shumë personave fizikë, ndërsa pronarët e vetëm tre botuesve janë persona juridikë.
Persona të huaj fizikë apo juridikë janë pronarë të aksioneve në dhjetë emetues të mediave: katër televizione (TV Alfa – nga Serbia dhe Hungaria; TV Kompania 21 – nga Kosova, TV Klan – nga Shqipëria dhe TV 24 Vesti – nga Austria), një radiostacion (RA Urban FM – nga Finlanda dhe nga Kina) dhe pesë botues të mediave të shtypura (Repro Print dhe Capital Media Group – nga Ishujt e Virgjër, Sloboden Peçat dhe Kolor Media – nga Serbia dhe Agjentët e Independent Balkan News Agency – nga Greqia).
Në vitin 2018, katër persona juridikë dhe tre persona fizikë shfaqeshin si pronarë të më shumë se një radiodifuzeri. Deri në qershor të vitit 2019, integrim i kapitalit ekziston vetëm midis: Televizionit të nivelit shtetëror TV Shenja dhe atij rajonal TV Era; pastaj televizioni i nivelit shtetëror Nasha TV dhe radiostacioni rajonal RFM; si dhe tek televizioni rajonal TV Uskana një dhe te televizioni lokal Uskana Media dhe te radiostacioni i nivelit shtetëror Metropolis dhe te radiostacioni rajonal City.
Në vitin 2018, Agjencia miratoi gjithsej shtatë vendime me të cilat lejoi që të bëhet ndryshim në strukturën pronësore të tre televizioneve dhe katër radiostacioneve.
PA LIRI FINANSIARE, NUK KA AS LIRI MEDIATIKE
Sipas të dhënave nga hulumtimi i SHGM-së dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave, paga mesatare e gazetarisë nuk arrin as 300 euro. Rezultatet e analizës tregojnë se në shteti tonë nuk mundemi as t’i të afroheni termit “gazetar i sigurt ekonomikisht”, sepse madje 85% e gazetarëve kanë një pagë më të ulët se 500 euro në muaj, ndërsa 45 për qind kanë një pagë më të ulët se mesatarja shtetërore prej 376 euro. Analiza ësh realizuar në gusht të vitit 2017, dhe në të u përfshinë 127 punonjës të mediave. Paga mesatare në degën e mediave është më e ulët se 300 euro, respektivisht pak më shumë se 17.600 denarë.
Pesëdhjetë e pesë për qind e punëtorëve të anketuar pagat e tyre i marrin me vonesë, ndërsa madje 54% e gazetarëve nuk janë të punësuar në kohë të pacaktuar, dhe 19% janë të angazhuar përkohësisht si punëtorë honorarë me kontratave për vepër.
Erdhe profesoresha Snezhana Tërpevska thotë se është shqetësuese tendenca e rritjes së punësimit të pasigurt me kontratë për vepër ose për kohë të caktuar.
“Kjo e bën pozitën e gazetarëve dhe punëtorëve medial edhe më të vështirë dhe më nënshtruese nga presionet dhe shantazhet. Kjo është arsyeja e alarmit tonë se vetëm një gazetar ekonomikisht i sigurt dhe i lirë mund të prodhojë përmbajtje profesionale mediatike dhe është e nevojshme të shfrytëzohet fuqia e komunitetit të gazetarisë për të kuptuar se çështja për atë se sa paguhen punonjësit medial dhe në çfarë kushte punojnë është një qëllim i përbashkët”, konsideron ajo.
Kjo histori hulumtuese është përpunuar me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Vazhdon…