KOMUNAT KANË HARXHUAR MILIONË EURO PËR REPREZENTIM, STRUMICA ËSHTË REKORDER
Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Pavarësisht zotimeve publike për menaxhim të përgjegjshëm dhe racional të buxhetit, në realitet shumica e komunave vazhdojnë të mos kursejnë mjetet kur bëhet fjalë për paratë e popullit. Hulumtimi i SCOOP-it i kryer në kuadër të projektit PEP tregon se 64 komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vetëm për reprezentim në tre vjetët e fundit, kanë harxhuar gjithsej 2.220.634 euro. Mesatarisht, në këtë periudhë kohore çdo komunë ka harxhuar nga rreth 34 mijë eurosh ose mbi 11 mijë euro në vit. Komuna e Strumicës është rekorder për harxhimin e mjeteve të reprezentimit në krahasim me komunat e tjera. Në tre vjetët e fundit, kjo njësi e vetëqeverisjes lokale, vetëm për gostitje dhe aktivitetet të tjera për përfaqësim të institucionit, nëpër objekte hotelierike dhe firma ka bërë fatura në vlerë prej 230.073 eurosh....