KOMUNAT ZHYTEN NË BORXHE, KRYETARËT E KOMUNAVE KËRKOJNË DECENTRALIZIM FISKAL

Borxhet e komunave janë rezultat i punës së tyre joracionale dhe planifikimit joreal të buxheteve.  Nga komunat më të mëdha, më shumë borxhe kanë Ohri, Tetova, Karposhi dhe Kumanova. Faktorë të tjerë që ndikojnë për borxhet e komunave janë edhe mbipunësimet në administratat komunale.   Shkruajnë: Gjurgjica Bojçovska dhe Ljubica Ivanova   Shumë nga komunat në Republikën e Maqedonisë zhyten në borxhe dhe janë me llogari të bllokuara. Ato krijojnë probleme të mëdha për komunat dhe për këtë arsye ato nuk janë në gjendje t’i kryejnë me sukses kompetencat e marra me ligj dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Rreth 20 komunash kanë në vazhdimësi xhiro-llogari të bllokuara, disa prej tyre edhe për dekada të tëra. Ndër arsyet për gjendjen e tillë janë puna joracionale dhe planifikimi joreal i buxheteve të tyre, si dhe mbipunësimi në administratat komunale....

Gjashtë ministrat më të pasur “peshojnë” 35 milionë euro

Angjushev, Bekteshi, Lika, Zaev dhe Asaf Ademi janë ministrat më të pasur dhe së bashku “peshojnë” rreth 35 milionë eurosh Deskovska, Duraku, Edmond Ademi, Mançevski, Tevdovski dhe Nikollovski janë ministrat më të varfër, kështu që ata së bashku posedojnë vetëm 500 milionë euro  Ministri Ahmedovski aspak nuk ka deklaruar pronën e tij, ndërsa disa prej ministrave “kanë harruar” ta deklarojnë pronën e prindërve të tyre Hulumtimi i SCOOP-it në kuadër të projektit “Personat e eksponuar politikisht” tregon se funksionarët në Maqedoni posedojnë pasuri të ndryshme   Autorë: Angjella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq   Shtatë ministrat e parë më të pasur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kanë deklaruar se posedojnë pronë me vlerë prej 35 milionë eurosh. Pa konkurrencë, funksionari më i pasur me pronë prej 30 milionë eurosh është Koço Angjushev, Zëvendës-Kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështjet ekonomike...

Harxhimet për reprezentim vazhdojnë – drejtorët me të njëjtat apetite si ministrat

DOCUMENTACION   Autore:    Angela Rajçevska                   Bjanka Stabkoviq                   Kristina Atovska   Vetëm dy nga gjithsej nëntë agjenci në vend kanë një rregullore për shpenzimin e mjeteve për reprezentim. Ndërsa, ndërmarrjet publike janë modeste në zgjedhjen e porositjeve, por jo edhe për harxhimet e reprezentimit. Edhe pse në faturat nuk janë evidentuar mishi i kalit, biftekët e bizonit, mishi i kafshëve të egra, gaforret, oktapodët dhe specialitetet e ndryshme, hulumtimi i SCOOP-it tregoi se nuk mungojnë skara dhe pijet alkoolike. Drekat ditore arrijnë shumën prej mbi 100 euro, shumën të cilën shumicat e njerëzve në Maqedoni e përfitojnë në nivel mujor.     AGJENCITË PA RREGULLORE PËR REPREZENTIM   Vetëm dy nga gjithsej nëntë agjenci në të cilat kemi dërguar Kërkesën për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik, kanë një Rregullore për harxhimin e mjeteve të reprezentimit....

Turmë këshilltarësh në administratë: nevojë reale apo “rehatim” i ushtarëve partiakë?

DOKUMENTACION Autorë: Angela Rajçevska, Bjanka Stankoviq, Kristina Atovska     Shteti ndan 266 mijë euro në vit për angazhimin e këshilltarëve të jashtëm të posaçëm, të cilët kanë për detyrë t’i këshillojnë ministrat dhe bartësit e tjerë të funksioneve të shtetit me qëllim që t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë sa më efikase.   Kjo shumë, deri tek e cila ka ardhur SCOOP-i, shpenzohet për 34 “këshilltarë të posaçëm”, të cilët janë të angazhuar vetëm në 13 ministri. Ministria e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska Këshilltar shtetëror – shefi I kabinetit të ministrit 41,454 Ljubica Jakimovska Këshilltar shtetëror – punët juridike 41,454 Kirill Mitiq Këshilltar shtetëror – punët policore dhe kriminalistike 41,454 Dragan Simonovski Kallëzimi penal 41,454 Stojançe Angellov Këshilltar shtetëror –  punët policore dhe kriminalistike 41,454 Zhivko Temellkovski Këshilltar shtetëror – punët financiare 41,454 Rexhepi Muamet Këshilltar...

Kaosi me ndotjen: Inspektorët mbyllin zyrat ose nuk janë në punë

Autorë: Sandra Nikçevska                Iva Andreevska   Pasi në tetor të vitit 2017 u ndryshua qeverisja lokale në Komunën e Qendrës, dy inspektorët e mjedisit i kanë mbyllur procesverbalet për punën e tyre dhe nuk kanë ardhur më në vendin e punës. Si inspektorë ata kanë punuar në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017, por askush nga komuna nuk ka informata se çfarë kanë punuar ata në drejtim të ndëshkimit të ndotësve të qytetit.   Edhe inspektorja e re e mjedisit, Vesna Nikollovska, nuk ka qasje në dokumentacionin i cili është i mbyllur në zyrën ku kanë punuar dy kolegët e saj.   “Të gjitha Procesverbalet gjenden në zyrën ku nuk kemi qasje. Njëkohësisht, dua të potencoj faktin se në procesverbalet janë shkruar të dhënat personale të personave përgjegjës të subjekteve juridike, të cilat nuk mund të...

Ministra apo mbretër: Arsimi pa limit, MPB-ja pa rregullore për shpenzimet e reprezentimit

DOCUMENTACION   Autor: Angella Rajçevska, Bjanka Stankoviq, Angella Petrovska   Rregulloren, të cilën e mori SCOOP-i duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet, u nënshkrua më 17.08.2016. Sipas rregullores, ministri ka një shumë të pakufizuar mujore, zëvendësministri ka në dispozicion 100.000 mijë denarë, kurse sekretari i shtetit ka në dispozicion një shumë prej 15.000 mijë denarësh në muaj. SCOOP-i në storjen e mëparshme për shpenzimet nga kartelat zyrtare të funksionarëve shtetërorë në Maqedoni ka konstatuar se Pishtar Lutfiu gjatë mandatit të tij nga data 05 prill 2016 deri më 01 qershor 2017, nga buxheti i kësaj ministrie ka harxhuar mbi 20.000 euro për shërbime të restorantit.   MPB-JA NUK SHEH NEVOJËN E RREGULLORES   A do të vazhdojë të ekzistojë edhe me pushtetin e ri të zgjedhur shpenzimi i tepërt i parave publike? SCOOP-i u përpoq...

Shkruaj një koment

Koment(e)