TRANSPARENCA: LISTA E ZEZË DHE E BARDHË E KOMUNAVE

Autor: Iva Andreevska, Sandra Nikchevska Dymbëdhjetë nga gjithsej 82 komuna në Republikën e Maqedonisë nuk i janë përgjigjur asnjë pyetjeje të Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni nga fillimi i vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe ekipi i gazetarëve të SCOOP-it ka bërë hulumtime në tri tema që lidhen me punën e vetëqeverisjes lokale, duke përfshirë: harxhimet e reprezentimit, keqpërdorimin e mundshëm të automjeteve zyrtare, si dhe shpenzimet për benzinë dhe servisim. Asnjë përgjigje në lidhje me këto tema nuk është marrë nga komunat Karposh, Saraj, Demir Kapi, Sopisht, Ilinden, Zelenikovë, Debarcë, Strumicë, Negotinë, Studeniçan, Tearcë dhe Vrapchish. Vetëm për një nga tri hulumtimet përgjigje kanë dërguar 10 komuna, përkatësisht: Qendra Zhupë, Zhelina, Mavrova dhe Rostusha, Bosilova, Konça, Kavadari, Vinica, Krusheva, Kratova dhe Buteli. Përgjigje për të gjitha tri çështjet kanë dhënë 25 komuna, ndërsa vetëm dy përgjigje kishte nga 35...

Top 10 kryetarët më të pasur të komunave peshojnë 13 milionë euro

Autorë: Bjanka Stankoviq Angella Petrovska Angella Rajçevska Në zgjedhjet e ardhshme lokale, në garën për kryetarë të komunave partitë i kanë propozuar kandidatët e tyre. Në 55 nga gjithsej 82 komuna, në listën e kandidatëve u gjetën emrat e kryetarëve të komunave që janë të njohur mirë deri më tani. Vetëm në 27 komunat e tjera ka kandidatë të rinj. SCOOP-i i ka përpunuar të dhënat për gjendjen pronësore të kandidatëve të cilët do të kandidohen përsëri për kryetarë të komunave në këto 55 komuna. Informacionet janë publikuar në faqen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.   Kryetari më i pasur i komunave në Republikën e Maqedonisë është Ratko Dimitrovski, kandidat aktual dhe i ardhshëm për kryetar të komunës së Koçanit që vlen afër 4 milionë eurosh. Në opinion njihet si pronar dhe drejtues i shtypshkronjës “Evropa 92”,...

TË GJITHË HESHTIN PËR KORRUPSIONIN NË KONVIKTET E STUDENTËVE

Autorë: Evgenija Janakieska Nikolla Rasho Radullov   “Isha e vendosur në ‘Pellagonija’ dhe sinqerisht kishte nevojë për të pasur lidhje. Kisha një mike e cila kishte mik ai i cili ishte kryetar i konviktit dhe hyra me ndihmën e tij, ndonëse i plotësoja të gjitha kushtet, më duhej për të hyrë më lehtë. Pastaj edhe në vitet e tjera isha në Pellagonija, por nuk e mbaj mend nëse kisha lidhje, por kisha nevojë për to – për kushte më të mira, për një dhomë më të bukur. Kemi jetuar katër shoqe dhome në një dhomë, ndërsa akomodimi në një dhomë të absolventëve ishte një dëshirë e parealizueshme. Kam pritur për një orë vetëm për në sallën e leximit, kam marrë një karrige me veten nga njëra pjesë në pjesën tjetër të konviktit, kemi pritur një orë në kuzhinë për...

Kançeska ka fjetur në Hilton, Sheraton dhe Ritz, ndërsa ka blerë në “Versaçe”

DOCUMENTACION Katër mijë e treqind euro nga kartela personale e ish-ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska kanë shkuar në llogarinë e zinxhirit të hoteleve të njohura “Hilton” për vetëm një ditë. Por, jo nga llogaria e saj private, por nga llogaria e buxhetit, të cilën e mbushin qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Por, hoteli “Hilton” nuk ka qenë i vetmi destinacion i ish-ministres, e cila ka qenë një mysafire e shpeshtë edhe në hotelet e njohura “Sheraton” dhe “Ritz” në metropolet evropiane dhe botërore. Për të fjetur në këto hotele është paguar një shumë prej 300 euro për natë. Ajo ka përdorur kartelën për çdo gjë – për blerjen e aparatit të kafesë – Nespreso, për të bërë blerje në “Zara Home” në Selanik, në qendrën e njohur greke tregtare “Notos Galeries”, pastaj në “Baldinini” në Venecia, Monkler UK...

REPREZENTATIMI 2: FATURAT E KAFENEVE FSHIHEN SIKUR TË JENË SEKRET SHTETËROR

Autorë: Bjanka Stankoviq Angella Petrovska Angella Rajçevska   (Këtu mund të lexoni pjesën e parë)   Duke hulumtuar gjendjen reale nëse burokracia komunale sillet në mënyrë racionale dhe punon në të mirën e qytetarëve, ekipi i gazetarëve hulumtues të SCOOP-it vizitoi disa komuna. Nëpërmjet Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, ai u drejtua në të gjitha 82 komunat. Nga shumicat prej tyre ka marrë të dhëna dhe dokumente për atë se si dhe për cilat gjëra i harxhojnë kryetarët e komunave dhe administratat e tyre paratë e bashkëqytetarëve të tyre.   JANË BLERË PIJE ALKOOLIKE DHE ËMBËLSIRA   Ekipi hulumtues i SCOOP-it ka dërguar kërkesa për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë. Nga personat kompetentë të komunave u kërkuan informata për buxhetet e komunave, shumat vjetore...

Reprezentimi: Gropa të zbrazëta për barqe të plota

DOKUMENTACION Autorë: Bjanka Stankoviq Angella Petrovska Angella Rajçevska   Pesëdhjetë copa mish qengji i kanë kushtuar 17.500 denarë, 30 copa djathë  – 7.500 denarë, kurse dhjetë kilogramë kaçkavall – 3.880 denarë. Gjithsej 30.324 denarë ose 500 euro i ka paguar Komuna e Ohrit kompanisë “Kam Impeks” për një shërbim të padefinuar “hotelierik”. Por, ky nuk është rekordi i administratës së Ohrit. Dikush prej kësaj komune në një ditë ka nënshkruar faturën për mjetet e harxhuara në vlerë prej 41.580 denarësh ose 650 eurosh po ashtu për shërbime në restorant ku kanë ngrënë dhe kanë pirë sallata, raki, skarë, verë, torta çokollate dhe konjak.   PËR KAFENE HARXHOJNË TË GJITHA – EDHE KOMUNAT E VARFRA EDHE KOMUNAT E PASURA   Kungulleshka të skuqura, oriz (rizoto) me fruta të detit, mish fshati, kallamarë të pjekur në skarë, akullore, tortë dhe fruta……,...

Shkruaj një koment

Koment(e)