KRIZA POLITIKE TRONDITI EDHE BIZNESIN – FRIKË, TËRHEQJE DHE TRANSFERIM I KAPITALIT
Autor: Gorazd Çomovski Paraqitja e televizionit TV NOVA në tregun е mediumeve në vitin 2015 tërhoqi një vëmendje të madhe në opinion. Në të njëjtin vit, pronari i këtij mediumi, Sead Koçan, përmes kompanisë së tij “Transmet” kishte lidhur kontrata për punë ndërtimore me kompanitë shtetërore në vlerë prej 3.2 milionë eurosh. Rritja e bizneseve të tija ishte e shpejtë, një sukses për të cilin ekspertët thonë se është rezultat i afërsisë së tij me pushtetin. Në njërin e materialeve të përgjuara, të cilat i ka publikuar opozita, nga ana e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ishte përmendur edhe emri i tij. Në një bisedë me ish-drejtorin e ELEM-it, Vllatko Çingovski, Gruevski kërkon që t’i kryhet puna biznesmenit të cilin e emëron si “ai që ka Sead Ibiza”. Kjo ishte e mjaftueshme që Prokuroria Publike Speciale (PSP) të fillojë një...