Komunat e varfra pengojnë zhvillimin në pjesën e brendshme të vendit

Me mosrespektimin e Ligjit për zhvillimin e barabartë rajonal dhe me marrjen e parave nga koncesionet e burimeve natyrore, shteti i dobëson komunat në mënyrë ekonomike. Këto gjendje shkaktojnë revolt te qytetarët nga pjesa e brendshme e vendit.

Stojani nga rajoni i Koçanit është i pakënaqur se si shteti i shpërndan paratë.

Çdo gjë është duke u ndërtuar në Shkup. Në pjesën tjetër të Maqedonisë nuk ka asgjë. Më duket se pasi që ka filluar ndërtimi i projektit Shkupi 2014, nuk japin asnjë qindarkë për qytetet e tjera“, thotë Stojani.

Ai shton se qeveria aktuale as respekton ligjet, as respekton rregullat. Një nga këto ligje është edhe Ligji për zhvillimin e barabartë rajonal dhe rigjallërimin e komunave në përgjithësi.

Pak para dhe shpërndarja e tyre e çuditshme, kjo është dilema që krijon konfuzion edhe te qytetari Mlladen Protiq, udhëheqës i Qendrës për zhvillimin e rajonit të planifikuar verilindor.

M4034S-4211

Mlladen Protiq

Prej vitit 2009 e deri tani, ne si një rajon më pak i zhvilluar kemi marrë 1 milion euro nga qeveria dhe kemi marrë rreth 1 milion eurosh nga fondet evropiane. A mendoni ju se mund të zhvilloni një rajon me 2 milionë euro? Çfarë mund të ndërtohet me 2 milionë euro, as një rrugë e vetme, e të mos flasim për një objekt më të madh infrastrukturor“, thotë Protiq.

Ai shton se është mirë që me këto para është bërë dokumentacioni i rëndësishëm teknik me të cilin aplikohet te donatorët për të realizuar disa projekte.

Pakënaqësi për shpërndarjen e parave ka edhe te Momçillo Aleksovski, Kryetari i Komunës së Rankocit, i cili është nga radhët e LSDM-së.

momcilo aleksovski

Momçillo Aleksovski

Nga Byroja e Zhvillimit Rajonal, për 5 komunat e rajonit kanë dhënë të holla, për Komunën e Rankocit nuk kanë dhënë, edhe pse ky rajon verilindor, ku gjendet edhe Rankoci, është më pak i zhvilluar“, thotë Aleksovski.

Ai nuk deshi të komentonte nëse ka politikë në shpërndarjen e parave nga Byroja e Zhvillimit të Barabartë.

Më i guximshëm në deklaratat e tija është Kryetari i Komunës së Qendra Zhupë, Arian Ibrahim.

arijan-ibraim-702x1024

Arian Ibrahim

Është qesharake që unë nga fondet për zhvillimin e barabartë rajonal nuk kam marrë asnjë qindarkë. Përmes Byrosë së Zhvillimit të Barabartë Rajonal ndërtohet një rrugë në Tetovë ose Gostivar dhe kjo tregon se sa ne i respektojmë ligjet. Kam bartur projekte për lidhjen e fshatrave specifike në një lartësi më të madhe mbidetare që të mund fëmijët të kenë qasje në pjesën tjetër të qytetërimit, dhe në fund do të shohësh se Komuna e Strugës ka marrë të holla për rindërtimin e shtratit të lumit Drin, kurse për ne nuk ka para“, thotë Ibrahim.

Ai shton se paratë e këtij institucioni ndahen sipas kritereve politike, e jo sipas kritereve që janë të përcaktuara me ligj.

 

 

Paratë e Evropës i presin projektet e Maqedonisë, por komunat nuk kanë të holla për të paguar kuotizacionin

 

Komunat e Maqedonisë Lindore, Qendrore dhe Jugore kanë gjasa të miratojnë projekte që kanë vlerën prej dhjetëra dhe qindra milionë eurosh, konsideron Stojçe Samarxhiski, analist ekonomik dhe ish-kryetar i Këshillit Ekzekutiv (funksioni i kryetarit aktual) të Shtipit.

Është shumë mirë që të përdoren fondet evropiane. Ato ofrojnë një potencial shumë të madh për zhvillimin e komunave kufitare. Për keqardhje është se komunat nuk kanë të holla për të zbatuar këto projekte“, tha Samarxhiski.

Ai shton se komunat duhet të ndërtojnë strategjitë e tyre për zhvillim në vitet e ardhshme dhe të dihet se çfarë do të financojnë në të ardhmen.

Se financat janë problem, konfirmon edhe kryetari i Komunës së Rankocit, Momçillo Aleksovski.

rrezikshme janë projektet evropiane. Së pari ne duhet të paguajmë ndërtimin e ndonjë projekti, e vë vonë të presim për të na kthyer paratë. Në qoftë se ne nuk i kemi ato para për të paguar ndërtimin e ndonjë projekti, shuma e tërësishme na bie neve si komunë, pa na transferuar para nga fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar“, thotë Aleksovski.

Ai shton se paraardhësi i tij ka bërë lëshime në procedurën për furnizimin e një automjeti dhe nuk i kanë marrë të hollat nga fondet evropiane, kështu që është dashur të paguajnë nga arka e komunës.

Për këtë problematikë tregon edhe Goran Angellov, ish-presidenti i BNJVL-së dhe Kryetar i Komunës së Vinicës.

goran-angelov

Goran Angellov

Ne kemi një potencial të madh në komunat e vogla që mund të fitojnë shumë para evropiane. Nëse komunat e Maqedonisë Lindore, Qendrore dhe Jugore kanë para, ato mund të bëjnë mrekulli me fondet evropiane për bashkëpunim ndërkufitar. Kanë mundësi të paguajnë 10 për qind të vlerës së projektit, kurse të tjerat 90 për qind t’i mbulojë BE-ja“, thotë Angellov.

Këtë vit për herë të parë shteti ka lejuar vetëqeverisjet lokale të marrin para nga koncesioni për tokën bujqësore.

Një nga sukseset e mëdha të BNJVL-së është se arritëm që 10 për qind të vlerës së koncesioneve për marrjen me qira të tokës bujqësore të mbeten në komunat. Deri në vitin 2017, kjo përqindje duhet të arrijë deri në 50 për qind“, thotë Dushanka Perishiq, Drejtoresha Ekzekutive e BNJVL-së.

Ajo shton se në vitin 2016, 50 për qind e koncesionit për shfrytëzimin e ujërave për prodhimin e energjisë elektrike duhet të mbeten në komunat. Në të ardhmen do të kërkojmë edhe ndonjë përqindje nga koncesionet për përdorimin e pyjeve dhe kullotave, sepse të gjithë ata i përdorin rrugët dhe infrastrukturën e komunave, thotë Perishiq.

Kusht për marrjen e këtyre parave është që komunat në vitin paraprak t’i mbledhin paratë për tatimin mbi pronë deri në 80 për qind.

 

Është bllokuar formimi i bankës së komunave

 

Banka e komunave duhet të jetë një institucion i cili do të financojë projektet e vetëqeverisjeve lokale. Pas ndërtimit të projektit, komuna do të kërkojë të holla nga fondet evropiane për këtë projekt, ndërsa kur do t’i marrë mjetet do t’i kthejë të njëjtat në këtë bankë.

Ky institucion është më se i nevojshëm për zhvillimin e komunave të Maqedonisë.

Zoran Minov, Kryetari i Komunës së Karbincit, e sheh këtë bankë si një nxitje të fortë për zhvillimin e komunave.

minov

Zoran Minov

Një bankë të këtillë ka në Bullgari. Partnerët tanë për bashkëpunim ndërkufitar atje kanë një mbështetje të fortë nga banka e tyre dhe ata janë të përqendruar në projektet, ndërsa financat sigurohen nga kjo bankë“, thotë Minov.

Dushica Perishiq nga BNJVL-ja thotë se ata kërkojnë formimin e një institucioni të këtillë edhe në Maqedoni.

Kemi një studim për krijimin e një banke të komunave për financimin vetëm të vetëqeverisjeve lokale, por ideja nuk është miratuar nga Bordi Drejtues i BNJVL-së. Për një bankë të këtillë presim për miratim më shumë se një vit. Hapja e bankës së komunave ka hyrë edhe në strategjinë tonë të re dhe në nëntor do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme e BNJVL-së“, thotë Perishiq.

 

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)