KOMUNAT KANË HARXHUAR MILIONË EURO PËR REPREZENTIM, STRUMICA ËSHTË REKORDER

Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq

Pavarësisht zotimeve publike për menaxhim të përgjegjshëm dhe racional të buxhetit, në realitet shumica e komunave vazhdojnë të mos kursejnë mjetet kur bëhet fjalë për paratë e popullit. Hulumtimi i SCOOP-it i kryer në kuadër të projektit PEP tregon se 64 komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vetëm për reprezentim në tre vjetët e fundit, kanë harxhuar gjithsej 2.220.634 euro. Mesatarisht, në këtë periudhë kohore çdo komunë ka harxhuar nga rreth 34 mijë eurosh ose mbi 11 mijë euro në vit.

Komuna e Strumicës është rekorder për harxhimin e mjeteve të reprezentimit në krahasim me komunat e tjera. Në tre vjetët e fundit, kjo njësi e vetëqeverisjes lokale, vetëm për gostitje dhe aktivitetet të tjera për përfaqësim të institucionit, nëpër objekte hotelierike dhe firma ka bërë fatura në vlerë prej 230.073 eurosh. E dyta në listë është Struga me 169.648 euro, e ndjekur nga Prilepi me 161.866 euro, Manastiri me 153.392 euro dhe Gjorçe Petrovi me 101.535 euro. Ndërsa, më pak ka harxhuar Komuna e Plasnicës, 1.155 euro, ndërsa deri në 3.000 euro kanë harxhuar komunat Zërnoc, Rankoc, Kratovë dhe Studeniçan.

KOMUNAT “MYSHTERINJ TË RREGULLT” NË RESTORANTE DHE FIRMA TË CAKTUARA

 

Kontratë për reprezentim me vlerë më të lartë në vitin 2019 është kontrata e Komunës së Karbincit. Komuna e Karbincit ka nënshkruar kontratë për shërbime hotelierike me Shoqatën për tregti me naftë dhe derivate të naftës VAGO PETROL DOO f.Krupishte Karbinc, në vlerë prej 9.756 eurosh. Sipas të dhënave të Byrosë së furnizimeve publike në time.mk, Komuna e Karbincit bashkëpunon me këtë shoqatë edhe në vitin 2018, kur për shërbime hotelierike dhe reprezentim ka ndarë 8.130 euro dhe në vitin 2016 kur ka ndarë 4.878 euro.

Sipas përgjigjeve të marra nga Komuna e Karbincit, në vitin 2019 për reprezentim kjo komunë ka harxhuar 7.705 euro.

Në vitin 2018, tenderin më të lartë për reprezentim e ka lidhur Komuna e Gjorçe Petrovit. Bëhet fjalë për kontratë në vlerë prej 15.350 eurosh, e cila ka të bëjë me shtypjen e defterëve, kalendarëve, dosjeve dhe stilografëve të cilin komuna e ka lidhur me Shoqatën për punësim të personave me aftësi të kufizuara, prodhim, tregti dhe shërbime MAKSTEN GRAFIKA DOOEL import-eksport Shkup. Ndryshe, komuna me këtë firmë, të njëjtin vit, ka lidhur kontratë në vlerë prej 43.881 eurosh për shtypjen e gazetave, buletineve zyrtare, monografive, pllakateve dhe llojit tjetër të materialit reklamues. Ndërsa, në vitin 2019 për të njëjtën kontratë janë harxhuar 2.878 euro.

 

MË SHUMË INSTITUCIONE “KLIENTË” TË FIRMËS SË NJËJTË

Sipas dokumenteve të marra nga Komuna e Gjorçe Petrovit, kjo komunë në vitin 2018 për reprezentim ka harxhuar 26.586 euro.

Në vitin 2017, kontratën më të lartë për shërbime hotelierike (reprezentim) e ka nënshkruar Komuna e Radovishit, edhe atë me Shoqatën për tregti, import-eksport BESTFUD TI DOO Radovish. Kjo kontratë është me vlerë prej 9.154 eurosh. Për të njëjtin qëllim dhe pothuajse të njëjtat mjete kjo komunë bashkëpunon me të njëjtën firmë edhe në vitin 2016, 2014 dhe 2013. BESTFUD lidh kontrata në vlerë deri në 100.000 euro edhe me ministri të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndër të cilat janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.  

Sipas dokumenteve të marra nga Komuna e Radovishit, në vitin 2017 kjo komunë për reprezentim ka harxhuar 5.045 euro.

# Porositësi Firma Përshkrimi E lidhur

E publikuar

Shuma
1 Komuna e Gjorçe Petrovit Shoqata për punësim të personave me aftësi të kufizuara,prodhim, tregti dhe shërbime MAKSTEN GRAFIKA DOOEL import-eksport Shkup Mallra-reprezentim të Vitit të Ri për vitin 2019 25/12/2018

10/01/2019

944.000 mkd

15.350 €

2 Komuna e Karbincit Shoqata për tregti me naftë dhe derivate të naftës VAGO PETROL DOO f.Krupishte Karbinc SHËRBIME HOTELIERIKE (REPREZENTIM) për nevojat e Komunës së Karbincit, SHFK “Strasho Pinxhur” – Karbinc, NP “Pllaçkovica” – Karbinc dhe IPKKF “Kokiçinja” – Tarinci për periudhë prej 1 (një) viti 22/03/2019

11/04/2019

600.000 mkd

9.756 €

3 Radovish – organ i komunës Shoqata për tregti import-eksport BESTFUD TI DOOEL Radovish Shërbime hotelierike (reprezentim) për nevojat e komunës së Radovishit për periudhë prej një viti 09/10/2017

03/01/2018

563.000 mkd

9.154 €

4 Komuna e Karbincit Shoqata për tregti me naftë dhe derivate të naftës VAGO PETROL DOO f.Krupishte Karbinc SHËRBIME HOTELIERIKE (REPREZENTIM) për nevojat e Komunës së Karbincit për periudhë prej 1 (një) viti 01/03/2018

13/08/2018

500.000 mkd

8.130 €

5 Radovish – organ i komunës Shoqata për tregti dhe hotelieri AMBASADOR KAMÇEV DOOEL Radovish Furnizimi i shërbimeve hotelierike (reprezentim) për periudhë prej një viti për nevojat e Komunës së Radovishit 19/10/2018

19/10/2018

465.000 mkd

7.561 €

Sipas rregulloreve të komunave, me nocionin “reprezentim” nënkuptohen mjetet që përdoren për mbajtjen dhe shënimin e ngjarjeve, përvjetorëve, festave, seminareve, punëtorive, si dhe ngjarjet dhe aktivitetet që janë në interesin e punës së komunave. Mjetet më së shpeshti harxhohen për pije freskuese dhe alkoolike, ushqime, bileta për ngjarje sportive dhe kulturore, dhurata për raste të veçanta si suvenire, shami, kravate, notesë, materiale për zyrë (stilografë), kalendarë dhe material tjetër reprezentues. Në reprezentim janë përfshirë edhe vizitat e organizuara, takimet e punës me bashkëpunëtorë të brendshëm dhe përfaqësues të jashtëm të delegacioneve, institucioneve shtetërore etj.

SCOOP-i edhe më parë ka shkruar për harxhimet për рreprezentim në komuna. Hulumtimet dhe pasqyra e faturave të atëhershme treguan se në Maqedoninë e Veriut harxhohen shuma milionëshe për reprezentim.

Shkruaj një koment

Koment(e)