DY RAPORTE TË GI: SA KANË PËRMBUSHUR ZOTIMET ANTI-KORRUPSION VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR?

Raportet vënë në pah korrupsionin e organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe ndjekin mbarëvajtjen e zbatimit të zotimeve në luftën kundër korrupsionit Dy raporte të reja, të hartuara sot në kuadër të serisë të Iniciativës Globale “Infrastruktura e Integritetit”, hedhin dritë mbi fenomenin e “korrupsionit të organizuar” në Ballkanin Perëndimor dhe monitorojnë implementimin e masave antikorrupsion, të ndërmarra nga qeveritë e rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit Gjenevë, Zvicër – 3 Maj 2021: Në Samitin e Londrës të vitit 2018, të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, qeveritë e Ballkanit Perëndimor u zotuan të intensifikonin luftën kundër korrupsionit. Sa të suksesshme kanë qenë ato në këtë nismë? Një raport i ri, i hartuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GI-TOC), i quajtur Monitorimi i zotimeve antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor, vë në pah zotimet e marra dhe...

Shpërblehet SCOOP-i për filmin më të mirë dokumentar për ndotjen e Shkupit

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia mori çmimin për filmin më të mirë dokumentar për ndotjen e Shkupit nga organizata Green Globe (Globi i Gjelbër). Filmi “Ndotja: Shkupi e ka arritur Pekinin” u transmetua në janar të këtij viti dhe përshkroi mënyrat për reduktimin e ndotjes së kryeqytetit. Përveç SCOOP-it, shpërblime nga “Green Globe” (Globi i Gjelbër) kanë marrë edhe Gorjan Jovanovski për aplikacionin Ajri Im, Donçe Iliovski për fotografinëmë e mirë ekologjike, emisioni “Një me një” për hashtagun Dita e ajrit, Prof. D-r. Dragan Gjorgjev për kontributin e tij për një ajër të pastër, udhëheqësi Ognen Janevski, organizata e çiklistëve Me biçikletë, Radio MOF dhe Artistët anonimë urbanë për aksionin më të mirë gueril. Dhënia e shpërblimeve u mbajt dje në Qendrën Kulturore Rinore.

Anketa rajonale: Fishkëllyesit me më pak popullaritet në Maqedoni

SCOOP Maqedonia është pjesë e Koalicionit për Mbrojtjen e Fishkëllyesve të Evropës Juglindore. Vitin e kaluar në muajin mars në Shkup, SCOOP-i organizoi ditën e parë ndërkombëtare të fishkëllyesve dhe punon në ngritjen e vetëdijes publike për përfitimet e mbrojtjes së këtyre qytetarëve, të cilët inkurajohen të raportojnë korrupsionin.   Anketa e perceptimit të opinionit për lajmërim në Maqedoni është zbatuar nga ana e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në vitin 2017. 1.000 të anketuar janë përgjigjur në ekzemplarin reprezentativ me më shumë pyetje lidhur me këtë. Anketa zbulon nevojën e fortë për arsimin e përmirësuar publik dhe ndërgjegjësimin për përfitimet e lajmërimit dhe rëndësinë që lajmëruesit të mbrohen nga hakmarrja, veçanërisht në vendin e punës.   Shumë më pak njerëz se mesatarja e rajonit – vetëm 41 për qind – kanë thënë se njerëzit duhet të mbështeten për raportimin...

KATËRMBËDHJETË ORGANIZATA DO TË MBIKËQYRIN PUNËN E KOMUNAVE

Katërmbëdhjetë organizata qytetare sot nënshkruan marrëveshje për grante në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, përmes të cilit do të konfirmohen standardet për menaxhim të mirë në vetëqeverisjet lokale në bazë të së ashtuquajturës SIGMA parime për administratë publike. Projekti “Ndjekje të parimeve të administratës publike në ruajtjen e vlerave të menaxhimit të mirë” e realizon Qendra për menaxhim me ndryshime, në partneritet me Asociacionin për menaxhment konsalting MKA-2000 dhe Qendra për gazetari hulumtuese SKUP Maqedoni. Për realizim të projektit Bashkimi Evropian ndau 70.000 euro, gjegjësisht nga pesë mijë euro për çdo grantist. Sipas koordinatorit të projektit Martin Dodevski, standardet për menaxhim të mirë në administratën shtetërore qendrore të konfirmuara me SIGMA iniciativën e përbashkët të KE dhe OECD, do të aftësohen në nevojat e vetëqeverisjeve lokale. Siç potencoi Neda Maleska nga Qendra për menaxhim me ndryshime,...

UNESCO: Ndaloni me planet për qendër skijimi në Galiçicë

UNESCO  e publikoi raportin për shkallën e mbrojtjes së rajoneve që janë shpallur si trashëgimi botërore, me ç’rast  gjendja me Ohrin është vlerësuar si më alarmante për shkak të mundësisë se realizimit të projekteve të parapara. Maqedonia ka dy vite kohë që të shpëtojë trashëgimine e saj të vetme natyrore dhe kulturore. Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni veçmë alarmoi për këtë problem në dy filmat dokumentarët  “LIQENI PARA ZHDUKJES, INSTITUCIONET MENDOJNË VETËM PËR PROFIT” dhe “LIQENI I OHRIT NËN RREZIKUN E URBANIZIMIT” të publikuar më 10 dhe 11 prill të këtij viti. “Nuk ka më asnjë dyshim se të ashtuquajturat projekte zhvillimore do të sjellin zhdukjen e vlerave të rajonit të Ohrit, në baze të së cilave është shpallur si i mbrojtur nga UNESCO”, vlerëson Aleksandra Bujarovska nga organizata “Front 21/42”. “Kjo është koha e duhur për braktisjen e...

PADITË MBETEN MJET PËR HESHTJEN E ZËRAVE KRITIKË

Paditë për shpifje dhe ofendim edhe më tej përdoren si mjet për heshtjen e zërave kritikë, me ç‘rast si cak më i shpeshtë janë mediat dhe gazetarët. Kjo u tha në prezantimin e sotëm të konkluzave nga raporti i Qendrës për gazetari hulumtuese SCOOP Maqedonia, i cila u realizua në EU info qendrën në Shkup. Në raport thuhet se kjo praktikë kontribuon në përkeqësimin e gjendjes së lirisë së mediave në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast rritet niveli i censurës te mediat dhe gazetarët. Sipas rezultateve të hulumtimit, politikanët më shpesh paraqiten si paditës të gazetarëve por edhe të kundërshtarëve të tyre politik. Aleksandar Bozhinovski nga SCOOP informoi se hulumtimi ka zgjatur gjashtë muaj dhe ka qenë i ndarë në tri sfera tematike. Daniela Trpçevska, e cila ka qenë pjesë e ekipit hulumtues, tha se gjatë hulumtimit janë marrë...

Shkruaj një koment

Koment(e)