LIQENI PARA ZHDUKJES, INSTITUCIONET MENDOJNË VETËM PËR PROFIT

autor: Goran Lefkov

Aspak më mirë nuk është edhe gjendja me moçalin e Studençicës në Ohër. Ai është i zvogëluar. Planet e komunës që të lejojë ndërtimin e një lagjeje elite e shqetësojnë Aleksandra Bujarovskën nga organizata joqeveritare “Front 21/42” si një eksperte juridike, fokusi i së cilës është mjedisi.

Me ndërtesa dhe gjithë infrastrukturën përcjellëse që është e nevojshme për t’u bërë një strehimore të tillë. Ky propozim është në kundërshtim edhe me vendimin e Komunës së Ohrit të vitit 2012 dhe me planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë”, thotë ajo.

Zdravko Kërstanovski është ish-drejtor i Institutit Hidrobiologjik i Ohrit. Ai është i shqetësuar për shkak të sjelljes joadekuate të institucioneve ndaj kësaj pasurie natyrore.

Konkretisht kur flasim për troftën, si unike, endemike dhe si relikt i Ohrit, mund t’ju them se është para zhdukjes. Pra, numri e saj është reduktuar në minimum”, thotë ai.

Gjendjet e tilla i konfirmojnë edhe të dhënat të cilat Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni i ka marrë nga Instituti hidrobiologjik u Ohrit, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Në vitin 1987 nga pllenimi i troftës janë nxjerrë 19.4 milionë copa të ikrave. Për 25 vjet, përkatësisht në vitin 2012, sasia e ikrave është për 10 herë më e vogël ose nga liqeni janë nxjerrë vetëm 1,7 milionë ikra.

Kërstanovski paralajmëron se shfarosja e troftës do të ketë pasoja të tmerrshme për liqenin.

 

Për më shumë shikojeni videon.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)