SCOOP hulumton: Deputetët – një diskutim 400 euro


 

DOKUMENTACIONI 1 DOKUMENTACIONI2


Alarmi i telefonit të Sashkos nga Koçani bie saktë në orën 5 e 10 minuta, koha kur ai ngrihet për t’u përgatitur për një ditë tjetër të punës. Ai është një punëtor në një nga investimet e huaja në Maqedoninë Lindore, ku dita duhet t’i sjellë atij një mëditje prej 500 denarësh.


Fitoj një pagë prej 12.000 denarësh. Punoj 25 ditë në muaj, kjo do të thotë se punoj çdo të shtunë. Një javë punoj në ndërrimin e parë, javën tjetër në ndërrimin e dytë dhe pastaj në ndërrimin e tretë“, ankohet banori 33-vjeçar i Koçanit.

Sashkoja punon 8 orë në ditë dhe bën 200 orë pune në muaj.

200 orë për 200 euro“, komenton Sashkoja me hidhërim.

Ai në zgjedhjet e fundit parlamentare e ka dhënë votën e tij që dikush ta përfaqësojë atë në parlament. Deputeti i tij gjithashtu ka fituar 200 euro, por për dallim nga Sashkoja, deputeti i tij i ka fituar ato para vetëm për 1 ditë.

Sipas analizave të Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, kostoja mesatare të cilën e bën një deputet në ditë është 11.913 denarë.

 

 

Nga tabela shikohet se deputetët më pak aktivë janë liderët e PDSH-së dhe BDI-së, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Thaçi asnjëherë nuk është paraqitur në Kuvend, ndërsa Ahmeti është paraqitur vetëm 4 herë gjatë tërë vitit.

Ky është një turp i paparë. Unë mendoj se këta liderë e përdorin imunitetin e deputetit në mënyrë që të mos mund të arrestohen, e jo për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve”, thotë pensionisti 64-vjeçar Dragi Petrovski nga Shkupi.

Deputetë më të rregullt vitin e kaluar kanë qenë deputetët e pjesës së brendshme të vendit, Ramiz Merko, Gjoko Kamçev, Suzana Sekullovska, Magdalena Manaskova, Trajço Dimkov dhe Sllavica Lasovska.

 

Për një diskutim nga 400 euro

 

Diskutimin mesatar në Parlament vitin e kaluar, qytetarët e kanë paguar nga 24.000 denarë. Por kjo është vetëm mesatarja. Menduh Thaçi, Ali Ahmeti dhe Risto Mançev nuk kanë thënë asnjë fjalë nga foltorja parlamentare.

Të ngjashëm me ta janë edhe Musa Ibraimi, Selvie Saliu, Ivan Stoiljkoviq, Avdija Pepiq dhe Hazbi Lika. Ato e kanë përdorur foltoren vetëm një herë në vit.

 

 

Për ish-deputetin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Tito Petkovski, angazhimi i deputetëve për votuesit është në një nivel të ulët.

tito petkovski

Deputetët nuk i meritojnë pagat që i marrin. Në Kuvendin tonë nuk ka shprehje të qëndrimeve ose mendimeve. Atje ka vetëm votim dhe asgjë tjetër. Është humbur lidhja në mes të deputetëve dhe votuesve. Kur është humbur ajo lidhje, çdo gjë tjetër është vetëm abuzim“, thotë Petkovski.

Deputeti i Lidhjes Demokratike dhe kryetari i saj, Pavle Trajanov konsideron se deputetët duhet të paguhen, por duhet ta kryejnë punën e tyre.

Pavle-Trajanov

Nëse i krahasojmë këto paga me të ardhurat e qytetarëve, ato janë të larta, por për kryerjen e funksioneve të shtetit duhet të paguhen funksionarë të caktuar“, thotë Trajanov.

Paratë nga arka e Kuvendit i kanë fituar në mënyrën më racionale Goran Sugareski dhe Sollza Gërçeva, të cilët janë paraqitur për fjalim 157, gjegjësisht 160 herë. Çdo paraqitje të tyre e ka kushtuar vendin nga rreth 100 eurosh.

 

 

 

Një shtypje butoni për 1.400 denarë

 

SCOOP Maqedonia ka bërë një llogaritje se sa paguajnë qytetarët për çdo shtypje të butonit të votimit. Vitin e kaluar deputetët kanë votuar 100.292 herë. Kjo do të thotë se me çdo shtypje të butonit, çdo deputet mesatarisht ka marrë nga 1.450 denarë. Por kjo është vetëm mesatarja. Në tabelën 3 janë dhënë të dhënat se sa kushton votimi i një deputeti.

 

 

Më i shtrenjtë është votimi i Hazbi Likës, ai për çdo shtypje të butonit ka marrë nga 142.000 denarë, kurse ka votuar vetëm 6 herë, pastaj vijojnë Ali Ahmeti, Gazmend Aliji, Orhan Ibraimi, Stojko Paunovksi, Imer Aliu, Ernad Fejzullahu, Meral Uzeiri Ferati dhe Bekim Fazliu. Për këta deputetë është karakteristike se çdo votimi i tyre e kushton shtetin mbi 10.000 denarë.

Deputetë më ekonomikë janë ata nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ivan Ivanov, deputeti nga Koçani është rekorder sipas numrit të votimit. Vitin e kaluar e ka shtypur butonin e votimit madje 1.556 herë. Pas tij vijojnë Bllagorodna Bojaxhieva, Magdalena Manaskova, Momçillo Avramovski, Slagjana Matovska, Marjanço Kolevski, Bllagoja Despotovski, Ane Lashkoska, Gjorgji Koxhhobashiev dhe Bllagica Lasovska. Të gjithë këta deputetë kanë realizuar mbi 1.500 votime në vitin 2015.

Por, nga publikimi “Deputeti im” shihet se këta deputetë, përveç votimit nuk kanë një rol më të madh në diskutimet dhe propozimin e ligjeve. Përjashtim nga ky grup deputetësh bën Bllagoja Despotoski, i cili për fjalim është paraqitur 110 herë.

Sipas Pavle Trajanovit, deputetët e pushtetit nuk kanë ndonjë rol më të rëndësishëm, përveç për votim.

Deputetët në përgjithësi janë pa ndonjë ndikim. Me këtë model të funksionimit të Kuvendit, asnjë ligj në parlament nuk mund të kalojë pa u mbështetur në Qeveri. Ata do ta  urdhërojnë shumicën e tyre në parlament për të votuar çdo ligj. VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja merren vesh se cili ligj do të kalojë në Parlament“, thotë Trajanov.

Ai shton se deri tani nuk ka ndodhur që deputetët ta bllokojnë ndonjë ligj të Qeverisë dhe ta mos e aprovojnë atë, e as që mund të ndryshojnë diçka drastike me amendamente.

Se Parlamenti përdoret vetëm si një makineri votimi, mendon edhe Zoran Vitanov, analist ekonomik dhe ish-deputet.

Zoran-Vitanov

Sepse deputetët tanë janë të varur, shteti ynë është feudal. Pikërisht parlamenti është sistemi i kontrollit të pushtetit ekzekutiv në demokracitë e qëndrueshme. Qeveria duhet t’i trembet Parlamentit, jo deputetët t’i tremben qeverisë. Në Maqedoni ekziston një diktaturë, sepse deputetët nuk votojnë sipas vullnetit të tyre“, thotë Vitanov.

Ai mendon se deputetëve duhet t’u jepet një liri të plotë dhe një pavarësi më të lartë ekonomike që të mund të kontrollojnë Qeverinë dhe ministrat, dhe jo anasjelltas siç është tani.

 

 

 

Një ligj kushton 3.700 euro

 

Çdo ligj i miratuar nga Parlamenti, i cili është përgatitur nga deputetët, e kushton shtetin nga 3.700 euro. Vitin e kaluar, deputetët janë regjistruar 633 herë si propozues ligjesh. Madje 82 deputetë e kanë vënë nënshkrimin e tyre në ndonjë propozim-ligj.

Më aktivë në propozimin e ligjeve kanë qenë Goran Sugareski duke u nënshkruar në 21 ligje, Ilija Dimovski në 19, Talat Xhaferi në 19 dhe Jovan Mitreski duke u nënshkruar në 16 ligje.

Vitin e kaluar për pagat, shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e tjera, deputetëve u janë paguar 2.3 milionë euro.

 

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)