Lojani s’është më parajsa e trafikantëve me njerëz
Në Kumanovë gjendja ishte më e qetë. U ndalëm së pari në stacionin hekurudhor. Një i punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë, me emrin Viktor na informoi se deri ku është treni dhe se për gjysmë orë do të jetë në Kumanovë, kurse për rreth 40 minutash në kalimin kufitar Tabanoc. Shkuam për në Tabanoc me automobil. Derisa kalonim procedurën e detyrueshme të kontrollimit të dokumenteve dhe lejen e incizimit,...