Punësimet parazgjedhore: Më shumë se 1.000 punëtorë të rinj komunalë vetëm për dy vjet

DOKUMENTACIONI Makineri të vjetruara, efikasitet të zvogëluar dhe qytetarë të pakënaqur. Ky është imazhi i ndërmarrjeve komunale, te të cilët me sa duket asgjë nuk ndryshon, përveç numrit të të punësuarve. Hulumtimi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia tregoi se për të gjitha  zgjedhjet rritet numri i punëtorëve komunalë. Kështu, në vitin 2005 në ndërmarrjet komunale kanë punuar 6.034 punëtorë komunalë, në vitin 2008 dhe 2009 në prag të zgjedhjeve lokale janë punësuar 1.000 njerëz shtesë. Më shumë se 1.000 njerëz janë punësuar edhe para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik, kemi dërguar një kërkesë deri te të gjitha ndërmarrjet komunale përmes komunave, të cilat janë themeluesit e tyre, ndërsa kemi marrë përgjigja nga 61 komuna. Numri i përgjithshëm i...

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në kaos: luftë ose mbrojtje e korrupsionit?

Të dhëna që nuk janë të azhurnuara, fshihje të gjendjeve pronësore të ish-funksionarëve dhe një listë të gjatë të të zgjedhurve aktualë të cilët nuk i kanë dorëzuar fletët anketuese. Këtë gjendje e jep baza e të dhënave e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kur ndonjë qytetar do të përpiqet të dihet se si punon trupi që është përgjegjës për të mbrojtur nga keqpërdorimi parat e tyre nga ana e funksionarëve të shtetit. Në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk mund të gjenden të dhëna për gjendjen pronësore të Sasho Mijallkovit, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe kushëriri i parë i kryeministrit Nikolla Gruevski. Të dhënat mungojnë dhe për ish-Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-Ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësin e saj, Ivo Koteski, si dhe...

Pesë burokratët të cilët marrin paga më të larta se Kryeministri

Anëtarët e Këshillit të Prokurimit Publik (Ivica Kostojçinoski, Zllatko Arsov, Zoran Trajanovski, Suad Zejnulloviq dhe Borçe Hristov) kanë paga më të larta madje edhe nga presidenti, shefi i Parlamentit dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë. Këto janë të dhënat deri te të cilat ka ardhur Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik. Pagën më të ulët në këtë organ e ka marrë Ivica Kostojçinoski në shtator të vitit 2014, me vlerë prej 97 090 denarësh, ndërsa pagën më të lartë e ka marrë Zoran Trajanovski në qershor të vitit 2015 me vlerë prej 114.337 denarësh. Përveç pagave, anëtarëve të Këshillit të Prokurimit Publik u takojnë edhe nga 1.860 denarë për telefon dhe nga 1.500 denarë për shërbime hotelierike. Përveç kësaj, Ivica Kostojçinoskit, shteti ia paguan edhe qiranë...

Anëtarët e bordeve bëjnë luksoze, ndërmarrjet nuk kanë para për paga dhe për makineri të re

Dimri i vitit 2015 në Maqedoni ishte idilike. Vendin e kaploi bora, rrugët ishin të pakalueshme, ndërsa shumë vendbanime ishin të bllokuara. Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë nuk ka para për të blerë makineri të re, por prandaj ka para për të ndarë për anëtarët e shumtë të bordit drejtues. Domethënë, në trupin kontrollues të kësaj ndërmarrjeje publike janë 13 anëtarë, që është një gjë e paligjshme.   Duke përdorur të drejtën ligjore për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, SCOOP Maqedonia ka ardhur deri te të dhënat për anëtarësimin e paligjshëm në bordet drejtuese të disa ndërmarrjeve si një vazhdimësi e hulumtimit paraprak, i cili tregoi se si anëtarët e bordeve përfitojnë edhe paga edhe honorarë.   Sipas nenit 21 të Statutit të NP-së Rrugët e Maqedonisë, numri i anëtarëve duhet të jetë 5.  ...

Anëtarët e bordeve dhe funksionarët, edhe pagë edhe honorar

Dokumentacioni   Nebojsha Stajkoviq nga muaji prill është emëruar anëtar jo-ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë” SHA Shkup, pasi paraprakisht që nga viti 2009 ka kryer të njëjtin funksion në kompaninë “T-Mobile” Maqedonia SHA Shkup. Në 9 vitet e fundit ai njëkohësisht punon si ndihmës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MBP), përgjegjës për informatikë dhe telekomunikime. Në shikim të parë, asgjë e kontestueshme përveç faktit që Stajkoviqi punon në ministri, e cila, sipas ligjit është përgjegjëse për të bashkëpunuar me operatorët, ndër të cilët është edhe “Telekomi i Maqedonisë” SHA Shkup. Telekomi, siç njihet, kohët e fundit është veçanërisht aktual për shkak të aferës për gjoja dhënien e ryshfetit për politikanët që lidhen me zgjatjen e liberalizimit të tregut.   Nebojsha Stajkoviq është anëtar jo-ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë SHA-Shkup...

LOJTARËT PROBLEMATIKË NË BIZNESIN E KAZINOVE

Pronarët e kazinove në Maqedoni janë problematikë. Me qindra miliona euro të importuara në kufirin e Maqedonisë me Greqinë, kazinotë kujtojnë për vendet e njohura botërore të kumarit si Makao, Estonia ose Las Vegasi. Por, çfarë fshehin krerët e industrisë së kumarit? Qendra për Gazetari Hulumtuese Scoop Maqedonia ka hulumtuar për konfliktet me ligjin e pronarëve të tempujve të kumarit në Maqedoni, kazinotë Flamingo dhe Princes, si vazhdim i hulumtimit, i cili është kush në këtë biznes.   SKANDALET E KOMPANISË NOVOMATIK   Kompania më e madhe botërore për lojërat e fatit Novomatik Ag, me seli në Austri, është e përfshirë në disa afera në vendet ku ajo vepron. Sipas Bloomberg-ut, “kazinotë në Paraguai, Peru dhe Afrikën Jugore – vendet ku vepron kompania Novomatik – u cilësuan nga SHBA-të si tuba për pastrim parash nga ana e bosëve kriminalë...

Shkruaj një koment

Koment(e)