Komuna e Strugës ia vuri syrin 50 mijë metrave katrorë të hotelit “Еurotel“ buzë liqenit
Autore: Meri Jordanovska Kjo histori ndërtimi dhe golgota e pronarëve të apartamenteve në hotelin e Strugës viteve të fundit është “marinuar” edhe me zhvillime shtesë që hedhin dyshime se dikush dëshiron ta përvetësojë tokën e vlefshme – shpërthejnë zjarre të qëllimshme, shpronësohen dhe sekuestrohen në mënyrë misterioze mijëra metra tokë përreth hotelit, ndërkaq pronarët me vendimet gjyqësore më kotë shkojnë nëpër institucione për të përdëftuar se toka në të vërtetë u takon atyre. Por, të fuqishmit, me sa duket bëjnë gjithçka që është në duart e tyre për të arritur deri tek parcelat atraktive në afërsi të hotelit, ku përveç ndërtesës ka edhe fushë basketbolli, gjelbërim dhe rrugica këmbësorësh që shtrihen në katër parcela. Si filloi e gjithë kjo? Investitor i hotelit “Eurotel” është firma “Palasturist”, një agjenci turistike që nuk ekziston më. Në marrëveshjen gati 4 dekada të...