Zbatim kaotik i rregullativës për leje ekologjike B të integruar

autor: Goran Lefkov     Debakël të plotë ka përjetuar legjislacioni për implementimin e lejeve ekologjike B të integruara në Maqedoni. U përpoqëm të kuptojmë se sa leje ekologjike B të integruara janë nxjerrë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, por që andej nuk japin përgjigje. Duke e shfrytëzuar Ligjin për qasje të lirë tek informacionet me karakter publik,  u përpoqëm të marrim të dhëna nga komunat,  të cilat janë përgjegjëse për nxjerrjen e lejeve ekologjike B të integruara, por vetëm nja 40 komuna u përgjigjën, prej gjithsej 80. Qyteti i Shkupit është kompetent për nxjerrjen e lejeve ekologjike B të integruara për komunat e Shkupit, por prej andej nuk morëm të dhëna se sa leje janë nxjerrë deri më tani. Edhe pas 10 viteve nga nxjerrja e urdhëresës për implementimin e lejeve ekologjike B të integruara,...

Shëndetësia në kanxhat u burokracisë

Shkruan: Lubisha ARSIQ   Në 12 orët e para të 4 nëntorit (e premte), sistemi elektronik i “Termini im” kishte regjistruar rreth 20 mijë udhëzime për pacientë dhe më shumë se 60 mijë receta të dhëna. Të dhënat, në mënyrë tabelare, me ndryshimet nga sekonda në sekondë, prezantohen për çdo ditë në livedashboard.zdravstvo.com.mk, faqe kjo që i kushtohet “Terminit tim”, nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë. Nëse disa ditë i përcillni të dhënat, do të vëreni që numrat vazhdimisht janë me dhjetëra mijëra, edhe për udhëzime edhe për receta, ndërsa prej diagnozave më së shumti përsëriten disa. Dominon diagnoza me shenjën I10, ose tensioni i lartë i gjakut, pa prejardhje të përcaktuar; pastaj N40, ose hiperplazia e prostatës; E10, e lidhur me sheqerin dhe insulinën; R10, me dhimbjet në bark.   Këto të dhëna on-lajn mund të shërbejnë për përcjelljen...

Promotorët ekonomikë: Harxhime të mëdha, rezultate të vogla

Kur promotori i parë ekonomik Dimçe Nikollov u dërgua në Itali, shpresa se vendi do të bëhet një destinacion tërheqës për investime ishte e madhe. Kah fundi i muajit janar të vitit 2008 janë vërejtur kontaktet e para të Nikollovit me kompanitë italiane, ku ai është përpjekur për të bindur investitorët se Maqedonia sillet në mënyrë miqësore ndaj kapitalit të huaj. Maqedonia sot numëron 33 promotorë ekonomikë, të cilët janë përhapur nëpër vendet dhe rajonet më të zhvilluara të botës dhe të njëjtët shteti i paguan nga 2.500 deri në 3.000 euro në muaj. Në gjithë sistemin e tërheqjes së investimeve të huaja janë të angazhuar 200 të punësuar, pesë ministra ose gjithsej 12 funksionarë qeveritarë. Megjithatë, vendi është ende në fund të listës së vendeve të rajonit sipas investimeve të huaja direkte. Në raportin e Eurostat-it për performancat...

Komunat “arsyetohen” me mungesën e kushteve për punësimin e personave me invaliditet

Rreth dy dekadash më parë, 40-vjeçari Zoran Jovanovski nga Strumica ka mbetur invalid të përhershëm për shkak të lëndimeve që i ka marrë në një fatkeqësi. Prej atëherë ai është dashur të mësohet në mënyrën e re të jetës, kështu që në vend të këmbëve për të lëvizur përdor një karrocë invalidore. Që nga ai moment tragjik, ai i ka përjetuar të gjitha tmerret në jetë. Në almanakun e tij të betejave janë fotografitë e taksi kompanisë të cilën është dashur ta mbyllte, kështu që ka mbetur pa punë dhe ekzistencë, por edhe fotografitë nga lojërat të shumta sportive në të cilën ka marrë pjesë. Në sport ka treguar rezultate të konsiderueshme – ka fituar vendin e parë në garën me karrocë invalidore, në hedhjen e diskut, gjyles dhe shtizës, vendin e tretë në qitje me pushkë ajrore, vendin...

DHIMBJA SHPIRTËRORE MË E FORTË SE NDERI

Daniella Tërpçevska, gazetar redaktor Angella Petrovska, gazetar raportues      Rivalët e mëdhenj, lideri i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kreu i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev do të mund së shpejti të ballafaqoheshin  në një duel në sallën e gjykatës për rastin “Banka e Maqedonisë”. Gjykata e Apelit, dy vjet pas marrjes së vendimit me të cilin Zaevi u dënua me një gjobë parash prej 50 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje të kryeministrit të atëhershëm, vendosi që ta kthente lëndën në rigjykim. Vendimi u mor në një seancë të mbyllur më 1 shtator të këtij viti. Për Gjykatën e Apelit nuk ka dyshim se Gruevski ishte shpifur edhe në këtë drejtim, përgjegjësia e tij është konfirmuar. Por, gjykata më e lartë kërkon që të përsëritet procedura për lartësinë e dënimit të shqiptuar dhe përsëri të rishikohet...

Procedura jo transparente për kanale të papastra

Rrënojat në oborr ende ia zgjojnë kujtimet e këqija Zllatko Joveskit nga Smilkovci. Shtëpia e tij gati u shkatërrua nga përmbytjet në fillim të gushtit, kurse ajo u dëmtua po ashtu edhe nga seria e fundit e tërmeteve. Banorët e këtij vendi në periferi të Shkupit, vetëm para një muaji i panë ujërat e shiut të rrëmbyeshëm që shkaktuan viktima njerëzish, pastaj e ndjenë edhe tërmetin i cili tek shumë shkupjanë shkaktoi një frikë nga një fatkeqësi e re. Për një kohë kaq të shkurtër, kjo u bë një top lajm në botë, me numrin e viktimave, por edhe me epiqendrën e një serie tërmetesh në Shkup.   “Shtëpia ime është shkatërruar tërësisht. Në përmbytjet e 6 gushtit i kam humbur më të afërmit. Nënën time e gjeta 500 metra larg shtëpisë, kurse motrën time madje në Stajkovci“, thotë...

Shkruaj një koment

Koment(e)