HELMIMI I KAFSHËVE TË PASTREHA: SHPENZOHEN MILIONA PËR KOMPENSIM TË DËMIT, E JO PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT

Autor: Iva Andreevska Opinioni ishte i tmerruar nga ngjarja e përgjakshme në lagjen e Shkupit Aerodrom, kur një qen kafshoi dy gra të moshës 40 vjeçare dhe katër fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeçare. Dëshmitarët okularë folën në mediat dhe reaguan në rrjetet sociale se kanë qenë dëshmitarë të një drame të përgjakshme. I njëjti qen gjatë gjithë ditës ka sulmuar banorë të lagjes dhe në disa raste viktimat e qenit agresiv u shpëtuan nga fqinjët e tyre. Një ditë më vonë qeni u kap dhe u transportua në stacionarin e Shkupit për kafshë “Vardarishte”, i vetmi i këtij lloji në të gjithë vendin. U zbulua se ishte një qen i racës Rotvajler (Rothweiler), i braktisur nga pronari. Reagimi që pasoi pas kësaj ngjarjeje ishte një thirrje për “zgjidhjen” e problemit me të gjithë qentë endacakë. Këto reagime...

Pushtetet ndërrohen, ndotja mbetet: thithim ajër të papastër – lëshojmë jetë

Autorë: Iva Andreevska dhe Sandra Nikçevska   Para Delhit dhe Kalkutës në Indi, Lahorit në Pakistan, Ulan Batorit në Mongoli, Çengdut dhe Pekinit në Kinë, Shkupi përsëri është në majën e listës botërore sipas ndotjes së ajrit. Para fundit të gati çdo viti qytetarë të brengosur protestojnë dhe kërkojnë zgjidhje për problemin e ndotjes, e cila sipas tyre është në nivelin e helmimit. Por, institucionet e kanë të njëjtën përgjigje – nuk ka shkop magjik për zgjidhjen e problemit. Derisa banorët e Brukselit, Lisbonës, Budapestit, Pragës dhe Zagrebit thithin ajrin më të pastër, të dhënat zyrtare tregojnë se në kryeqytetin e Maqedonisë ndotja u bë alarmante. Gjatë muajit dhjetor të vitit 2017, vetëm 5 – 7 ditë në Shkup niveli i ndotjes së ajrit është në nivelin e lejuar.   Mjeku Milan Risteski thotë se grimcat PM10 dhe PM2.5...

Të lënë anash në jetë, të lënë anash pas tij (III)

Autorë: Sandra Nikçevska, Iva Andreevska, Monika Sebiq   Personat e pastrehë të Shkupit përfundojnë në Varrezat e qytetit në Butel. Vdesin të vetëm ashtu siç e kanë kaluar jetën e tyre. Millan Ivanovski është referent për çështje juridike në ndërmarrjen për shërbime funerale. Ai thotë se procedurën për varrimin e një personi të pastrehë e nis dhe e kryen udhëheqësi i varrezave të qytetit. “Varrimi i një personi të pastrehë kryhet në një pjesë të veçantë të varrezave pa kryer ritet fetare dhe procedura të veçanta. Shpenzimet që do të dalin për varrimin e personave të pastrehë shkojnë në kurrizin e Udhëheqësit të varrezave të qytetit. Udhëheqësi për varrimin e personave të pastrehë bën një evidencë në regjistrin me shënimin e të dhënave të nevojshme për personin e vdekur“.   SHUMË ARSYE I SJELLIN NË RRUGË   Banorët e...

Personat e pastrehë – të padukshëm, jeta e tyre – e pavlefshme (II)

Autorë: Sandra Nikçevska, Iva Andreevska, Monika Sebiq   Shtëpi pa adresë, pa emër rruge, pa numër. Shtëpia më e ftohtë në qytet. Më e egra edhe në verë edhe në dimër. Edhe më e pasigurt për banorët e tij – shtëpia e të pastrehëve. Dhe janë shumë në numër. Vetëm në Shkup ka më shumë se 300 bashkëqytetarë tanë. Toka është dysheku i tyre, kurse qielli është mbulesa e tyre. Ata vuajnë nga uria, nga të ftohtit, nga etja. Edhe nga huliganët. Të maltretuar, të rrahur në mënyrë verbale, madje edhe të vrarë, është shtesa e fotografisë së shëmtuar të jetës së personave të pastrehë në Maqedoni. Jeta në rrugë sipas definicionit është mizore. Të flihet në bankë, në karton, të mbulohesh veten me najlon në shi, me një qilim në minus 30, del edhe nga korniza i çnjerëzimit...

Funksionarët nuk kanë kursyer për ushqime, pije dhe fjetje të shtrenjta – populli ka paguar!

Autorë: Angella Rajçevska, Bjanka Stankoviq, Angella Petrovska DOCUMENTACION   Përveç zgjedhjeve të rregullta lokale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, asgjë më e rëndësishme nuk ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013 dhe 2014. Për shkak të krizës globale financiare në këtë periudhë, as investimet e huaja të drejtpërdrejta nuk janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, as ndonjë sukses i dukshëm financiar ose diplomatik nuk është shënuar në këto dy vite. Megjithatë, në këto dy vite vetëm për akomodim në hotele jashtë vendit nga kartelat zyrtare të Ministrisë së Financave janë shpenzuar rreth 100 mijë euro. Në bilancet bankare të kartelave zyrtare nuk shkruan se cila faturë kujt i takon, megjithatë shihet se funksionarët kanë harxhuar paratë më së shpeshti për udhëtime, përkatësisht për akomodime në hotele luksoze dhe për dreka në restorante jashtë vendit. Nga kjo ministri...

Rruga – shtëpia e hidhur e të pastrehëve (I)

Autorë: Sandra Nikçevska, Iva Andreevska, Monika Sebiq   Shumë kujtime nga fëmijëria dhe rinia e lidhin Severxhan Sejfullën për shtëpinë e vjetër në Çair. Atë shtëpi e ka blerë babai i tij në vitin 1957, vetëm gjashtë vite para se të lindte ai. Në këtë shtëpi është rritur së bashku me vëllain e tij dhe katër motrat e tija. Në moshën 32 vjeçare martohet, nga e cila martesë ka një bir. Por, shkurorëzohet pas një viti. Nga ky moment, jeta e Severxhanit fillon të merret një kah të mbrapshtë. Pas dy vjetësh ka vdekur edhe babai i tij, i cili e ka ndihmuar financiarisht atë për të mbijetuar në shtëpinë e vjetër plot me kujtime. Shtëpia e vjetër ka filluar të rrëzohej së bashku me planet e Severxhanit, me ç’rast ai ka filluar të kërkonte një kulm mbi kokë...

Shkruaj një koment

Koment(e)