SCOOP – Maqedonia fituese e shpërblimit ndërkombëtar “Jan Briza”

Gazetarja e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP – Maqedonia, Angella Rajçevska është fituese e shpërblimit të dytë ,,Jan Briza”. Çmimi u nda në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Ndërkombëtar të radio-artikujve të shkurtër, televizivë dhe artikujve të shtypur, gjegjësisht të teksteve on-line hulumtuese me emrin ,,On the Record”, i cili u mbajt nga 26 deri më 28 maj 2016 në Novi Sad. Rajcevska është shpërblyer në kategorinë e teksteve...

Partizimi dhe kushtet e këqija të punës: Çdo polic i tretë largohet nga MPB-ja

“Lëreni pikën e kontrollit te Agroservisi dhe shkoni për të siguruar një shtëpi, ku është kryer një grabitje“, ky ishte urdhri të cilin e ka marrë patrulla e policisë së trafikut më 12 mars, menjëherë pas mesnate. Shpjegimi i policit kujdestar nëpërmjet radiolidhjes ishte se nuk ka njerëz dhe se ata duhet të shkojnë atje. Arsyeja për këtë situatë është se numri i të punësuarve në Ministrinë e Punëve...

Prona e partive – e padukshme në raportet

Financat e partive janë nën vëzhgimin e institucioneve, por jo aq edhe prona e tyre, e cila do të duhej të ishte publike për opinion, komentojnë ekspertët pas storjes së publikuar të SCOOP-Maqedonia, ku kemi publikuar hollësisht fletët pronësore të katër partive më të mëdha. Edhe pse nga partitë pretendojnë se ata rregullisht bëjnë regjistrim dhe këto dokumente i dërgojnë në institucionet shtetërore, megjithatë, në faqet e tyre të...

SCOOP zbulon pronat e partive politike: nga ara dhe kullota, deri në banesa dhe pallate luksoze (update)

DOKUMENTACIONI Dyqane, oborre, ara, ndërtesa, banesa… Kjo është vetëm një pjesë e pronësisë së partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, e cila paraqitet si pronar në 100 fletë pronësore, ku mund të shihen vende që janë të panjohura për opinionin më të gjerë. Pronat më të mëdha të cilat i ka partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, gjenden në Saraj, Kisella Vodë dhe Qendër, ku partia VMRO-DPMNE posedon ndërtesa, banesa dhe kullota. Për...

Në mes të përfitimeve personale dhe interesit publik: A janë mediat fajtore për krizën?

Kur qeveria filloi të zbatojë fushata dhe t’i reklamojë të njëjtat, shumicat e mediave private në Maqedoni hynë në garë se kush do të fitojë pjesën më të madhe të kulaçit. Ekspertët thonë se nuk janë vetëm reklamat, por edhe tenderët me të cilët blihet mbështetja mediale. Kjo situatë në tregun e mediave në Maqedoni ka ngritur disa pyetje dhe dilema: A bëhen mediat një mbulesë e biznesit? A...

LOJTARËT KYÇ NË BIZNESIN E MEDIAVE: KUSH I ZOTËRON MEDIAT NË MAQEDONI?

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pa shumë debat dhe mendim, e hodhi poshtë projekt-ligjin mbi reformat në sferën e mediave vetëm pak ditë para se të shpërbëhet parlamenti. Propozimi i përpiluar sipas këshillave të ish-ndërmjetësuesit Peter Vanhoutte, pritej të shqyrtohej në mënyrë serioze nga ana e të zgjedhurve të popullit për shkak të nënshkrimit të liderëve të tyre në Marrëveshjes së Përzhinos. Por, me refuzimin e...

SKANDAL: Gazetarët – “kërcënim për sigurinë” e KSHPK-së

“Ju jeni kërcënim për sigurinë e institucionit dhe nuk mund të hyni brenda“. Këtë përgjigje të pakëndshme e mori ekipi i SCOOP-Maqedonia nga një person i cili u prezantua si shef i sigurimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 6 prill 2016. Me këtë, gazetarët ishin penguar për të parashtruar kërkesën për qasje të lirë deri te informacionet në bazë të Ligjit për qasje të lirë...

Maqedonia më e shtrenjtë në Evropë për marrjen e dokumenteve

Maqedonia është në vendin e parë për kostot e marrjes së bazës së të dhënave të të gjitha firmave në vend. Këtë e ka treguar hulumtimi dyvjeçar “Nuk është puna juaj” i organizatës joqeveritare “Access Info Europa” dhe Projektit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili u publikua këto ditë, dhe në të cilën ka marrë pjesë edhe organizata joqeveritare Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia. Nga gjithsej 32...