Blegtorët me humbje të mëdha: nuk ka ndihmë as për varrimin e kafshëve

Imazhe të tmerrshme dhe mosbesim mbretëron te blegtorët në Pllaçkovicë. Ata janë të pafuqishëm dhe më shumë se dy muaj apelojnë deri te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të blejë vaksina, por nga vaksinat për komunën e tyre nuk ka as gjurmë e as zë.     Kopeja e Eminit zvogëlohet për çdo ditë. Gjedhët e prekur nga sëmundja “Gungat e lëkurës” marrin pezmatim të lëkurës, temperaturë të rritur trupore dhe ikin në lumenjtë dhe greminat e Pllaçkovicës ku është më ftohtë dhe vdesin atje. Emini thotë se madje nuk mund t’i gjejë trupat e tyre. Derisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë refuzon t’u përgjigjet pyetjeve tona, banorët thonë se ekziston rreziku i ndotjes së ujërave për shkak të sëmundjes së kafshëve të ngordhura. “Në fshatin Parnalia prej rreth 1.300 gjedhë janë vaksinuar ndoshta 50. Disa qindra tashmë...

Blegtorët të pafuqishëm: shteti ka lejuar një masakër ndaj lopëve

Të shqetësuar nga paraqitja e sëmundjes “Gungat e lëkurës”, blegtorët e Maqedonisë Lindore i luten Zotit që lopët e tyre të mbeten të shëndetshme. Prej këtyre kafshëve varet edhe ekzistenca e tyre. Ata janë të indinjuar nga institucionet për të cilat thonë se nuk kanë reaguar me kohë për t’i siguruar vaksinat e nevojshme. Rezultati është i tmerrshëm – u vdesin kafshë çdo ditë. Kaos, frikë dhe panik mbretëron te të gjithë blegtorët të cilët ekipi i SCOOP-it i ka takuar në disa zona të Maqedonisë Lindore. Në Probishtip takuam blegtorin Vase në momentin kur po përgatitej që t’i varroste kafshët e ngordhura. Me lot në sy e tregoi storjen e tij. Derisa po zbriteshim nga ferma e Vases, dy automjete të tipit “Jugo” me mjekë veterinarë u drejtuan drejt kopesë së Vases. Jo për t’i vaksinuar, por për...

Absurd në sistemin shëndetësor: specializantët si skllevër

Kur ka vendosur të shkojë në specializim privatisht në Klinikën e Radiologjisë në Shkup, 28-vjeçarja Ivana Panchevska nuk ka menduar se do të ballafaqohet me një situatë absurde. Ajo si një specializante private është e detyruar të punojë pothuajse dy herë më shumë se punëtorët e tjerë, pa pasur njëkohësisht çfarëdo të drejtash të rregulluara të punës apo mbrojtje nga shteti dhe sindikatat. “Specializimet private krejtësisht na kanë ndryshuar jetën. Nuk kam sigurim shëndetësor edhe pse jam mjeke. Kam frikë nga mendimi nëse sëmurem”, thotë Panchevska. Sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, specializantët privatë janë të detyruar të kalojnë nga 40 orë në javë në klinikat dhe të jenë kujdestarë të paktën 24 orë në një javë. Specializantët në klinikat shtetërore përveç që nuk marrin rrogë, nuk kanë as sigurim shëndetësor, social dhe pensional. Ky është një problem shtesë për...

Partizimi dhe kushtet e këqija të punës: Çdo polic i tretë largohet nga MPB-ja

“Lëreni pikën e kontrollit te Agroservisi dhe shkoni për të siguruar një shtëpi, ku është kryer një grabitje“, ky ishte urdhri të cilin e ka marrë patrulla e policisë së trafikut më 12 mars, menjëherë pas mesnate. Shpjegimi i policit kujdestar nëpërmjet radiolidhjes ishte se nuk ka njerëz dhe se ata duhet të shkojnë atje. Arsyeja për këtë situatë është se numri i të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme reduktohet vazhdimisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të publikuara në buxhetet e 11 viteve të fundit, numri i policëve është reduktuar për 2 500.   Më alarmant është viti 2014, kur në MPB-në ka pasur vetëm 10.800 të punësuar. Më vonë në disa raste janë pranuar zyrtarë policorë, por për të arritur numrin e 13.106 njerëzve, mungojnë rreth 2.000 policësh. Më i keqi është sigurimi i...

Prona e partive – e padukshme në raportet

Financat e partive janë nën vëzhgimin e institucioneve, por jo aq edhe prona e tyre, e cila do të duhej të ishte publike për opinion, komentojnë ekspertët pas storjes së publikuar të SCOOP-Maqedonia, ku kemi publikuar hollësisht fletët pronësore të katër partive më të mëdha. Edhe pse nga partitë pretendojnë se ata rregullisht bëjnë regjistrim dhe këto dokumente i dërgojnë në institucionet shtetërore, megjithatë, në faqet e tyre të internetit nuk mund të shihen as raportet vjetore financiare, e jo më atë që e posedojnë. Madje edhe nga Enti Shtetëror i Revizionit thonë se prona e partive është përmendur vetëm kalimthi në raportet, por fokusi i tyre është mbi financat që hyjnë në llogaritë partiake. Nëse shihen raportet financiare të partive të cilat i harton Enti Shtetëror i Revizionit, prona e partive është përmendur vetëm kalimthi edhe atë vetëm...

SCOOP zbulon pronat e partive politike: nga ara dhe kullota, deri në banesa dhe pallate luksoze (update)

DOKUMENTACIONI Dyqane, oborre, ara, ndërtesa, banesa… Kjo është vetëm një pjesë e pronësisë së partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, e cila paraqitet si pronar në 100 fletë pronësore, ku mund të shihen vende që janë të panjohura për opinionin më të gjerë. Pronat më të mëdha të cilat i ka partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, gjenden në Saraj, Kisella Vodë dhe Qendër, ku partia VMRO-DPMNE posedon ndërtesa, banesa dhe kullota. Për dallim nga ata, LSDM-ja posedon një pronë shumë më të vogël, ndërsa prona më e madhe që e ka gjendet në rrugën Bihaqka. BDI-ja është renditur e treta në listën zyrtare të pasurisë së fituar, ndërsa PDSH-ja nuk figuron se ka pronë.   VMRO-DPMNE-JA ME PRONË MË TË MADHE   Sipas dokumenteve që i ka siguruar SCOOP, VMRO-DPMNE-ja posedon pasuri në pothuajse të gjitha komunat e Maqedonisë. Partia ka pronë...

Shkruaj një koment

Koment(e)