Në mes të përfitimeve personale dhe interesit publik: A janë mediat fajtore për krizën?

Kur qeveria filloi të zbatojë fushata dhe t’i reklamojë të njëjtat, shumicat e mediave private në Maqedoni hynë në garë se kush do të fitojë pjesën më të madhe të kulaçit. Ekspertët thonë se nuk janë vetëm reklamat, por edhe tenderët me të cilët blihet mbështetja mediale. Kjo situatë në tregun e mediave në Maqedoni ka ngritur disa pyetje dhe dilema: A bëhen mediat një mbulesë e biznesit? A mundet që një medium si pronë private të kujdeset vetëm për të ardhurat e veta, edhe pse merret me një veprimtari publike? A kanë obligim mediat private të kujdesen për interesin publik? Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën u ndërmor obligimi për reforma në sferën e mediave, u hap edhe një pyetje të rëndësishme: A janë fajtore edhe mediat për krizën politike, duke pasur parasysh se nuk...

LOJTARËT KYÇ NË BIZNESIN E MEDIAVE: KUSH I ZOTËRON MEDIAT NË MAQEDONI?

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pa shumë debat dhe mendim, e hodhi poshtë projekt-ligjin mbi reformat në sferën e mediave vetëm pak ditë para se të shpërbëhet parlamenti. Propozimi i përpiluar sipas këshillave të ish-ndërmjetësuesit Peter Vanhoutte, pritej të shqyrtohej në mënyrë serioze nga ana e të zgjedhurve të popullit për shkak të nënshkrimit të liderëve të tyre në Marrëveshjes së Përzhinos. Por, me refuzimin e këtij propozimi ka mbetur edhe një detyrim të paplotësuar në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor. Organizatat e mediave si propozues edhe një herë mbetën të zhgënjyer nga mungesa e vullnetit politik për të rregulluar më në fund sferën e mediave në Maqedoni. Vendi u ballafaqua me nevojën për të reformuar sektorin e mediave në një periudhë kur kriza politike arriti kulmin. Ky hapi disa pyetje: kush...

SKANDAL: Gazetarët – “kërcënim për sigurinë” e KSHPK-së

“Ju jeni kërcënim për sigurinë e institucionit dhe nuk mund të hyni brenda“. Këtë përgjigje të pakëndshme e mori ekipi i SCOOP-Maqedonia nga një person i cili u prezantua si shef i sigurimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 6 prill 2016. Me këtë, gazetarët ishin penguar për të parashtruar kërkesën për qasje të lirë deri te informacionet në bazë të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik. Golgota e SCOOP-it në KSHPK-në ka filluar më 6 prill 2016 rreth orës 11. Kemi hyrë në objektin e institucionit në rrugën Dame Gruev nr. 1, ku në derë na priti një punonjëse si pjesë e sigurimit të Komisionit në rroba civile. Pas kontrollimit të letërnjoftimit, ajo na regjistroi në librin dhe na pyeti se “çfarë kërkojmë në Komision”. I shpjeguam se duam të...

Biznesi dhe politika në media: A janë të mundshme reformat?

DOKUMENTACIONI     Kur në pranverën e vitit 1996 doli numri i parë i gazetës së përditshme së pavarur “Dnevnik”, pushteti i atëhershëm ishte i vetëdijshëm se vjen koha e mediave të cilat nuk do të mund t’i ketë nën kontroll. Gazeta e përditshme “Dnevnik”, e më vonë edhe televizioni privat “A1” shumë shpejt u bënë media me ndikim, duke ndërmarrë fuqinë për të krijuar opinionin publik nga mediat e atëhershme, të cilat ishin në pronësi të shtetit – gazetat “Nova Makedonija”, “Veçer”, “Flaka” dhe Radio-televizioni i Maqedonisë (RTVM). Përforcimi i pozicionit të mediave të pavarura private shkaktoi një falimentim të plotë të mediave, të cilat disa dekada me radhë ishin të themeluara dhe të kontrolluara nga shteti. Prandaj, shteti vendosi t’i shesë gazetat që ishin në pronësi të tij, ndërsa RTVM-në ta transformojë nga një shërbim shtetëror në...

SCOOP hulumton: Toka shtetërore u është dhënë funksionarëve (updated)

Një sherr për një tokë shtetërore në Vevçan. Rreth 267 hektarë nën fshatin e Strugës Vevçan kanë dy qiramarrës. Toka është në pronësi të shtetit, ndërsa Ministria e Bujqësisë të njëjtën tokë ua ofron dy pronarëve. Së pari në një thirrje publike, e cili publikohet në situatë kur toka shtetërore tashmë është mbjellë dhe ai bujk nuk ka marrë me qira, e pastaj e njëjta tokë është dhënë në një shpallje publike. Në thirrjen publike paraqitet kompania “Eko Proekt”, e drejtuar nga Maja Aluloska, bijë e Mitre Aluloskit nga Vevçani. Në këtë tokë në vitin 2009 janë mbjellë lajthi dhe më vonë është bërë sistemi i ujitjes pikë pas pike. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, atëherë e drejtuar nga Ljupço Dimovski, deputeti aktual i Partisë Socialiste, lejon që Mitre Aluloski dhe bija e tij ta marrin...

Të ardhurat e ministrave: Gjysmë milion euro vetëm për paga

  DOKUMENTACIONI   Njëqind tridhjetë e tre mijë denarë ose pak më shumë se 2000 euro është paga me të cilën ish-kryeministri Nikolla Gruevski e la karrigen e kryeministrit në Ilindenska bb. Edhe pse kjo nuk është shuma më e lartë në krahasim me funksionet e tjera në shtet, që nuk e bën atë shumë ekskluzive, është unike ajo se vetëm në vendin tonë është një fitore e vërtetë që të arrihet deri te një informacion i tillë, i cili në dukje është i zakonshëm dhe në vendet fqinje mund ta mësoni me dy klikime. Kudo në rajon, pagat e ministrave dhe zyrtarëve në përgjithësi janë informata publike të cilat mund të gjenden në faqet e internetit të agjencive të atjeshme për luftën kundër korrupsionit apo komisioneve për parandalimin e konfliktit të interesit. Këtu, në vendin tonë, neve na...

Shkruaj një koment

Koment(e)