Maqedonia bëhet Las Vegasi ballkanik: standard i ulët dhe kumar i shfrenuar

  DOKUMENTACION (Vërejtje: Dokumentet për të gjitha kompanitë janë të bashkangjitura në linqet e emrave të tyre Për t’i parë klikoni mbi linkun DOKUMENTACION.)     Maqedonia është në fund të listës së vendeve të Ballkanit për nga investimet e huaja direkte. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2013 Maqedonia ka tërhequr vetëm 251 milionë euro investime të huaja, Mali i Zi 350 milionë, Bosnja dhe Hercegovina 300 milionë, ndërsa Kosova në të njëjtin vit ka regjistruar 259 milionë euro. Megjithatë, jo çdo gjë është aq e zezë. Në vend lulëzon biznesi me lojërat e fatit. Prej vitit 2009 deri në vitin 2015 në Maqedoni nga ana e Ministrisë së Financave janë licencuar gjashtë kazino me 16 filiale dhe madje 59 sallone me aparate për poker. “Sa varfëria është më e madhe aq më shumë rritet numri i bastoreve...

Komunat e varfra pengojnë zhvillimin në pjesën e brendshme të vendit

Me mosrespektimin e Ligjit për zhvillimin e barabartë rajonal dhe me marrjen e parave nga koncesionet e burimeve natyrore, shteti i dobëson komunat në mënyrë ekonomike. Këto gjendje shkaktojnë revolt te qytetarët nga pjesa e brendshme e vendit. Stojani nga rajoni i Koçanit është i pakënaqur se si shteti i shpërndan paratë. “Çdo gjë është duke u ndërtuar në Shkup. Në pjesën tjetër të Maqedonisë nuk ka asgjë. Më duket se pasi që ka filluar ndërtimi i projektit Shkupi 2014, nuk japin asnjë qindarkë për qytetet e tjera“, thotë Stojani. Ai shton se qeveria aktuale as respekton ligjet, as respekton rregullat. Një nga këto ligje është edhe Ligji për zhvillimin e barabartë rajonal dhe rigjallërimin e komunave në përgjithësi. Pak para dhe shpërndarja e tyre e çuditshme, kjo është dilema që krijon konfuzion edhe te qytetari Mlladen Protiq, udhëheqës...

Në vend për qytetarët, komunat funksionojnë vetëm për pagat e administratës

Në vend që pushteti të jetë më i afërt me qytetarët, komunat gjithnjë e më shumë bëhen institucione që funksionojnë vetëm për pagat e administratës. Hulumtimi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia ka treguar se rritja e numrit të të punësuarve në pushtetin lokal para çdo cikli të zgjedhjeve (linku nga hulumtimi i mëparshëm) ka shkaktuar një situatë ku shumicat e komunave inkasojnë tatime dhe realizojnë të ardhura vetëm për pagat e të punësuarve. Shumë pak mjete mbeten për asfaltimin e rrugëve, mirëmbajtjen e parqeve, për shkollat ​​apo për fusha të tjera që janë të rëndësishme për qytetarët. Pagat i “hanë” paratë për realizimin e kompetencave Madje 71 për qind e buxhetit të Komunës së Dollnenit shkojnë për pagat e administratës. Në listën e pagave të kësaj komune të vogël, e cila gjendet në Rajonin e Pelagonisë, janë...

Punësime partiake për komunat jofunksionale

Komuna e Rankocit është rekorder sipas numrit të të punësuarve në Maqedoni. Për 10 vjet, kjo komunë ka rritur numrin e të punësuarve për pesë herë. Në vitin 2005, në këtë komunë ka pasur 6 të punësuar, ndërsa në vitin 2014 numri i tyre është rritur në 31 veta. Të njëjtin proces të punësimit për 10 vitet e fundit si komuna e Rankocit e ka edhe Komuna e Dollnenit. Por, për dallim nga komuna e Rankocit, kjo komunë e Pellagonisë ka tri herë më shumë banorë se Rankoci. Vendin e tretë, sipas rritjes së numrit të të punësuarve në administratën komunale e mban komuna e Tetovës. Kjo komunë nga viti 2005 deri në vitin 2014 ka rritur numrin e të punësuarve për 4.5 herë. Në Tetovë, gjysma e buxhetit shkon për pagat e administratës. <a href=’#’><img alt=’Rritja e numrit...

FOSHNJAT VDESIN PËR SHKAK TË PENGESAVE BUROKRATIKE

autor: Sashe Dimovski Petari është një djalë i ri, 30 vjeçar nga një qytet në brendësi të Maqedonisë. U takuam për ta treguar golgotën nëpër të cilën ka kaluar duke u përpjekur për të siguruar sa më shpejtë një transport për operacion të foshnjës së tij të porsalindur në Bullgari. Me tronditje rrëfen se nëpër çfarë labirintesh ka kaluar ato 7 ditë pas lindjes së fëmijës së tij të dytë, tek e cila, menjëherë pas lindjes u zbulua një defekt të zemrës dhe problem me frymëmarrjen. Shpenzimet spitalore nëpër vendet për periudhën 2011 – 2015 N.r. Vendi 2011 2012 2013 2014 2015 1 Austria 6,022,104.00 10,887,583.00 7,195,880.00 2,350,080.00 2,478,900.00 2 Çekia 606,699.00 982,545.00 474,199.00 3 Belgjika 614,725.00 8,433,335.00 1,051,494.00 697,318.00 281,498.00 4 Bullgaria 38,105,800.00 32,292,241.00 13,921,683.00 7,976,014.00 2,097,890.00 5 Gjermani 19,974,148.00 5,831,159.00 77,469,544.00 60,479,939.00 1,757,686.00 6 Greqia 4,125,546.00 970,274.00...

VENDI I LIDERËVE TË PASUR

Një shtëpi modeste me pak mobilie, Volkswagen Buba e vitit 1987 dhe pronë tjetër me vlerë prej vetëm 2 mijë dollarësh amerikanë. Kjo është fleta anketuese e Presidentit të Uruguait, Jose Mujisa, i cili është i njohur për titullin e presidentit më të varfër në botë. Në Maqedoni është e vështirë të gjendet një fletë të tillë anketuese modeste. Edhe pse të dhënat që shkruhen nuk janë të plota, funksionarët në Maqedoni megjithatë ka me se të “lavdërohen”. Llogari të plota bankare, depozita të afatizuara, toka, aksione, shtëpi dhe banesa figurojnë si pronësi edhe të liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.   Gruevski nuk ka pronë në emër të tij, por ka shumë kartela dhe depozita   Kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski, hyri në politikën e Maqedonisë si ministër i ekonomisë,...

Shkruaj një koment

Koment(e)